Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve po shqyrtonte ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e rezultatit në qarkun e Elbasanit. Por mbledhja u ndërpre për shkak të një përplasje mes relatorit të KAS, Ilir Rusmali dhe përfaqësuesit të PD, Marash Logu.
Logu: Kujton se me këto skema do shkosh në Gjykatën Kushtetuese? S’ke për të shkuar t’a harrosh.
Logu: Donim një shpjegim. Ka pasur një deklaratë të Celibashit, sipas së cilës janë kursyer rreth 2 mln euro nga kontrata me DHL. Më 12 qershor ka pasur një komunikim tjetër, që KQZ s’do e paguajë DHL kur mungon nën shkrimi, sipas kontratës kostoja për dërgimin dhe marrjen mbrapsht ë një zarfi është 37.5 euro. Nëse KQZ ka bërë vlerësim që do kursejë 2 mln euro, a do të thotë që ka një vlerësim që në të paktën 53 mijë raste mungon nënshkrimi i zgjedhësit.
KQZ: Kursimi ishte në kuadër të procesit të rinumërimit të një numri të madh kutish. KQZ shpjegoi se s’do të kërkojë buxhet shtesë, sepse ka ende buxhet në dispozicion dhe përmendi një rast kursimi, që nuk lidhet me zbatimin e kontratës apo me 52 mijë firma, por me faktin se, diferenca mes buxhetit, fondit limit dhe vlerës së ofertë ofertuese është ajo që është kursyer.
Logu: A mund ta konfirmoni që KQZ është duke bërë vlerësim të dokomentacionit që ka paraqitur DHL për rastet që mungon firma.
KQZ: Do vijojmë me zbatimin e kontratës sipas dispozitave. S’mund të komentoj artikuj
Logu: Nuk është çështje artikujsh.
KQZ: Nuk është objekt seance.
Rusmaili: Pa nervozizëm
Logu: Se ca është objekt seance e përcaktojmë ne që jemi këtej dhe ata që janë andej.
Rusmaili: Nuk e përcaktoni dot
Logu: E përcaktojmë edhe ne. Mos e fik mikrofonin, kujton se nuk flas do pa mikrofon.
Rusmaili: Duhet të vendoset qetësia dhe komunikimi korrekt me njëri tjetrin. Këtë seancë e drejtoj unë dhe fjalën ua jap unë. Nuk jemi në Pazar. Jemi në seancë serioze. Po flet nga vendi pa leje, kjo tregon nervozizëm. Duhet ët qetësohesh dhe mos të krijosh incidente.