• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Anatomia e aromës

by Ben Andoni
18/02/2026 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Titulli i takon një poezie të autorit të njohur Danilo Kish, një nga shkrimtarët e spikatur ballkanas të kohëve moderne, por që për fat të keq nuk gdhiu dot në agun e shekullit XXI. Atëbotë, ai u shqua jo thjesht për një zë të veçantë në letërsi, por edhe nga hapja e horizonteve në teknikën e narracionit dhe sidomos më thellësinë e tematikave. Formimi, liria dhe vetëdija e ndihu në qëllimin e tij, kurse shëndeti e privoi nga arritje më të mëdha. Shumë vite pas vdekjes së tij (1989), ishte radha e Filip David t’i kthente nderimin, por këtë herë postmortum: “Ai ishte i tmerruar nga budallallëku njerëzor po aq sa nga pakujdesia dhe pandershmëria”.

Duhet të theksohet se marrëdhënia midis aromës dhe politikës mund të duket si diçka e errët dhe e vështirë për t’u lidhur por një sërë studimesh, mbushur me referime nga letërsia dhe filozofia, tregojnë shumë elementë lidhur me aromën, ku lindin qartë pyetje rreth lirisë dhe kufizimit në politikë, ashtu si edhe dallimeve të mëdha sociale dhe sidomos ontologjike. Ruso e përshkruante nuhatjen si “shqisa e imagjinatës”. Aromat, sipas tij, ndikonin shumë më tepër në imagjinatë sesa kapeshin prej shqisave, veçse ato mund të bëhen shumë domethënëse nëse do të përfshiheshin t’lidhura me pasionet dhe emocionet humane. Do duheshin studime më vonë të hapnin horizonte të reja në këtë lëmë. Aromat në kohë të ndryshme në Shqipëri nuk është se kanë pasur të bëjnë vetëm me statusin higjenik të klasave por edhe privimet e zhvillimit në izolim të vendit, shtuar edhe me një lloj diferencimi politik, ku synon të shkojë argumentimi ynë modest. Kufizimet e gjërave të të ashtuquajturave të luksit luajtën rol, për një lloj ngurtësie që kishte individi ynë, ndërsa mitizimi i aromës (kryesisht asaj që vinte nga jashtë në forma të ndryshme) e shfytyroi disi vlerën. Në rastin tonë, do shkojmë tek nuhatja që lidhet me erën e pushtetit dhe konfuzionin e saj.  E tillë është sak koha jonë, ajo që Lea Ypi, një studiuese e njohur shqiptare e quan “Epoka e Mosarsyes!” dhe ku aroma dhe nuhatja s’janë më veç fenomene fiziologjike, por shkojnë shumë më tepër. Vetë nuhatja përmban në kuptimin ontologjik, elementë ku njeriu ndjen diferencën dhe veçimin. Këtu zhvendosemi në një rrafsh tjetër atë politik. Nëse, sipas Aristotelit, njerëzit mund të konsiderohen nga natyra si kafshë politike dhe marrin pjesë aktive në jetën politike, meqenëse flasin përmes simbolikave dhe kodeve të caktuara, ata janë politikisht të përfshirë edhe si qenie nuhatëse (që /perceptojnë), pavarësisht nga qenësia e tyre si qytetarë. Politika, nga sipër, e përcjell këtë ndjesi duke e nuhatur interesin ndaj pushtetit dhe format që shpërhapen prej tij. A ka përcjellje të ndryshme nga nuhatja që individi ndjen për fenomenin e korrupsionit, tjetërsimit të individit apo më shumë akoma i nepotizmit? Është një nuhatje tjetër, e cila lidhet jo me aromën, por të asaj që pushteti i sotëm Rama grish ndaj njerëzve që e kërkojnë karrierën dhe janë gati të tjetërsohen vetëm për të mbajtur një shpurë të pamëshirë në pushtet. Ashtu si ka një lloj nuhatje se ku mund të preket më lehtë për të përfituar pasuritë e vendit dhe ku kemi reagimin e njerëzve që e kanë humbur nuhatjen sesi pasuritë kombëtare mund të trajtohen si duhet dhe ta begatonin vendin. Pjesa e parë e kultivon nuhatjen sepse duke u përfshirë ose pasur të njëjtën aromë me një grup tjetër, e ka më lehtë të qëndrojë në pushtet dhe të përfitojë prej tij. Skandalet e fundit të AKSH-it kanë shënjuar grupe të tëra që identifikohen me njëri-tjetrin dhe që kanë të njëjtën qasje për zhvatjen e vendit, ashtu si nga ana tjetër skandali me drejtorët e Bashkisë për paranë publike, për të mos përmendur skema të tëra korrupsioni, ku nuhatja abstrakte e pasurisë prevalon mbi gjithçka. Dhe, mbetet grupi i dytë, që si individë politikë janë të privuar nga kjo lloj nuhatje, sepse emocioni që prodhon ko gjendje është e padenjë dhe e panuhatshme (perceptueshme) për ta. E njëjta aromë pushteti, përcillet ndryshe. Dy studiues të njohur, Horkheimer dhe Adorno, na mësojnë se: “nga të gjitha shqisat, akti i nuhatjes, i cili tërhiqet pa e objektivizuar, zbulon në mënyrë më shqisore dëshirën për t’u humbur në identifikim me Tjetrin”. Këto konsiderata identifikohen qartë ndaj çështjes politike dhe japin një shpjegim sesi aroma e pushtetit bashkon, kurse ideja e ‘purifikimit’ zbehet, pasi ka të bëjë me aroma dhe trupa, që janë përzierje gjithnjë në ndryshim. Me fjalë të tjera, kur bëhet fjalë për nuhatjen, ‘identiteti’ dhe ‘ndryshueshmëria’ janë koncepte shumë të rrëshqitshme, referojnë studiuesit (Horkheimer, Adorno 2002: 151).

Duke pasur parasysh këtë fakt, studiuesit referojnë se edhe pse: “Identiteti shoqëror mund të konceptohet edhe si rezultat i zgjedhjeve që kapërcejnë çdo trashëgimi, origjina historike dhe biografike tenton të karakterizojë përfaqësimin nuhatës të një personi gjatë gjithë jetës së tij. Hierarkia shoqërore i përgjigjet një metafore hapësinore – lart/poshtë, – e cila lidhet gjithashtu me shqisën e nuhatjes” shprehet Elena Mancioppi tek “Towards a Sociopolitical Aesthetics of Smell” (Drejt një Estetike Sociopolitike të Nuhatjes).

E habitshme sesa teza artikulohen sot për këtë fakt, por nuhatja me të vërtetë hyn në ndërtimin e marrëdhënieve të pushtetit në shoqërinë tonë, si në nivel popullor ashtu edhe në atë institucional. Në këtë vazhdë studiuesit mëtojnë se ka një përputhje me regjimin modern të heshtjes nuhatëse, ku qendra (elita e pushtetit) qeveris nga një lloj pozicioni neutraliteti nuhatës. Më parë pushteti ishte personal, dhe për këtë arsye i mbushur me aromën e atyre që e ushtronin atë; tani është bërë jopersonal dhe abstrakt, dhe për këtë arsye pa erë. Ndaj është më lehtë që të bashkohen në korrupsion grupe të shumta me identitete dhe interesa kulturologjike e sociale të ndryshme. Shpesh na habit konglomerati i njerëzve që marrin pjesë në përbërjet e grupeve që po dalin para SPAK-ut, ku thjesht mungesa e aromës së duhur identifikuese, karakteristikë e asaj kohe, mund të quhet si identifikim në vetvete. Sot mungesa e aromës është shndërruar në identitet, krejt ndryshe kur dikur qenësia e saj e mbante të lidhur shoqërinë (qoftë edhe të stigmatizuar). Mbase pak larg argumentit tonë, por autorja e sipërpërmendur na sjell një shembull nga një roman ardhur dhe në shqip të Italo Calvinos me titullin “Nëse në një natë dimri një udhëtar”.  Në një tavernë të mirëmbajtur nga punëtorët, protagonisti na rrëfen një dialog midis të dehurve: një rojtar i vjetër alkoolik tregon për një vajzë të pasur që vizitonte çdo javë të dashurin e burgosur. Pasi takimi mbaronte, ajo: “dilte me erën e keqe të burgut me rrobat e saj elegante”, ndërsa kostumi i të burgosurit ruante aromën e parfumit të zonjës. “Dhe më mbetet aroma e birrës” – përfundoi rojtari rrëfimin – “Jeta nuk është gjë tjetër veçse shkëmbim aromash“. Jetë por edhe vdekje, apo siç u theksua atë moment nga një varrmihës pranë tij: “Me erën e birrës përpiqem ta largoj erën e vdekjes nga vetja. Dhe vetëm aroma e vdekjes do t’ma largojë erën e birrës nga vetja”.

Në kujtimet e tij, udhëtari, diplomati dhe aventurieri Xhakomo Kazanova kujton një detashment luftëtarësh shqiptarë, të veshur me fustanellat e bardha me një dinjitet gati sublim, por me një erë të padurueshme, por gjithsesi me kurmin historik të tyre. Ata vinin nga ajo pjesë e Epirit e cila quhet Shqipëri, që i përkiste Republikës së Venedikut dhe ishin dalluar në luftën e fundit kundër turqve, shkruan ai, duke evidentuar komandantin e tyre. “Por unë u tërhoqa aq shumë nga ai dhe e pëlqeva që në çastin e parë që e pashë dhe do të isha tepër i lumtur të bisedoja me të, nëse nuk do ti vinte aq shumë era hudhër nga goja. Të tërë shqiptarët i kanë xhepat plot me të dhe e shijojnë po aq sa ne shijojmë kumbullat e sheqerosura”.

Nëse klasat e ulëta, pra, mishërojnë materialitetin dhe imanencën e jetës, ato të sipërmet simbolizojnë çtrupëzimin, shkëputjen nga domosdoshmëritë dhe zhvillimin e shkencës, artit dhe dijes. Aty ku materia i nënshtrohet proceseve të degradimit, shpirti është imun. E para kalbet duke lëshuar aroma mefitike; e dyta, duke qenë gjithmonë e freskët, është aromatike, shprehet në një shtjellë shumë filozofike autorja Mancioppi, ku jemi mbështetur në këtë shkrim. Argument kompleks, por në përzierjen e frikshme të shoqërisë shqiptare tashmë i vështirë sepse mungon aroma, ajo që duhej të dallonte një shoqëri që po rrëshqet shumë te pakujdesia dhe pandershmëria. (Homo Albanicus)

Horkheimer, M., Adorno, T.W. 2002, “Dialectic of Enlightenment. Philosophical Fragments [1947], G.S. Noerr (ed.)”, trans. by E. Jephcott, Standford, Standford University Press.

 

Next Post
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet 'kyçe' që do të trajtohen në seancën plenare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji në Berat: Qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë

Salianji në Berat: Qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë

February 18, 2026
Rama publikon fotot: Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan po merr formë në një godinë moderne

Rama publikon fotot: Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan po merr formë në një godinë moderne

February 18, 2026
Lagarde drejt dorëheqjes nga BQE, FT: Ikën para përfundimit të mandatit të Macron

Lagarde drejt dorëheqjes nga BQE, FT: Ikën para përfundimit të mandatit të Macron

February 18, 2026
Mbështetje financiare me pagë minimale për 444 studentë ekselentë dhe programeve prioritare, Kumbaro: Viti 2025-2026 shënon kulmin e kësaj politike

Mbështetje financiare me pagë minimale për 444 studentë ekselentë dhe programeve prioritare, Kumbaro: Viti 2025-2026 shënon kulmin e kësaj politike

February 18, 2026
“Krenarë që do presim samitin e NATO-s”, Balla takim me VanHorn: Diskutuam dhe për interesin e kompanive amerikane për investime në Shqipëri

“Krenarë që do presim samitin e NATO-s”, Balla takim me VanHorn: Diskutuam dhe për interesin e kompanive amerikane për investime në Shqipëri

February 18, 2026
Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

February 18, 2026
Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

February 18, 2026
Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

February 18, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In