• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analizë/ Midis Brukselit dhe Moskës: Kina sfidon Perëndimin dhe rishkruan rregullat e lojës globale

by A R
21/07/2025 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi e detyroi administratën Trump të tërhiqej nga lufta tregtare përmes presionit ekonomik dhe sfidës strategjike, Kina duket se po përdor të njëjtën qasje të ashpër edhe ndaj Europës.

Pekini i është kundërpërgjigjur masave kufizuese të BE-së, ka akuzuar Brukselin për proteksionizëm, ka ngadalësuar eksportet e mineraleve kritike dhe është afruar më shumë me Rusinë. Vetë udhëheqësi i lartë i Kinës, Xi Jinping, i ka shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë Moskës vetëm pak ditë para një samiti me liderët e Bashkimit Europian që do të mbahet këtë javë në Pekin.

Të gjitha këto lëvizje janë pjesë e një pozicionimi të ashpër që Kina po ndërmerr në përballjet tregtare dhe gjeopolitike me BE-në. Pekini kërkon që Europa të heqë tarifat e larta ndaj makinave elektrike kineze dhe të ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të kufizimeve tregtare. Ndërkohë, liderët europianë e shohin Kinën si një mbështetëse faktike të Rusisë në luftën në Ukrainë dhe janë gjithashtu të shqetësuar për eksportin e produkteve kineze me çmime artificialisht të ulëta që kërcënojnë industrinë vendase.

Kina ka mësuar të luajë me kartën e ndikimit të saj ekonomik. Në kohën e administratës Trump, ajo u përball me tarifat ndëshkuese duke treguar se sa thellësisht është e varur industria globale nga furnizimi kinez me lëndë të para strategjike. Sot, sipas analistëve, Pekini vlerëson se ndodhet në një pozitë më të fortë, pasi uniteti perëndimor po tregon shenja krisjeje, dhe politika e jashtme “Amerika e Para” e Presidentit Trump ka dobësuar lidhjet tradicionale mes Europës dhe SHBA-së.

“Pekini e percepton se rendi global është në lëvizje,” thotë Simona Grano, eksperte për Kinën në Universitetin e Cyrihut. “Nga këndvështrimi i saj, Shtetet e Bashkuara janë të mbingarkuara dhe të shpërqendruara nga konfliktet globale dhe polarizimi i brendshëm.”

“Ajo çka Kina sheh është një aleancë transatlantike që po lodhet dhe po ndahet, dhe kjo i jep më shumë hapësirë për të ndjekur interesat e veta, sidomos në tregti, teknologji dhe siguri,” shton Grano.

Kjo llogaritje strategjike reflektohet qartë edhe në qasjen e Kinës ndaj samitit të së enjtes, ku do të marrin pjesë Xi Jinping, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë europianë. Samiti do të shënojë 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike BE-Kinë, një përvjetor që në rrethana normale do të ishte një rast për Pekinin që të promovonte partneritetin e tij me Europën.

Megjithatë, çdo detaj i organizimit të këtij takimi nënvizon qasjen e Kinës për të treguar balancën e forcave: takimi mbahet në Pekin, ndonëse i përkiste Brukselit radha për të qenë mikpritës; samiti do të zgjasë vetëm një ditë, ndonëse më herët ishte planifikuar për dy.

Mes Uashingtonit dhe Pekinit, Europa në udhëkryq

Bashkimi Europian, me 27 shtetet anëtare, ndodhet midis dëshirës për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në dhe nevojës për të ruajtur një marrëdhënie të qëndrueshme me Kinën. Por Brukseli ka nisur të shfaqë një qëndrim më të ashpër ndaj Pekinit, për shkak të një bilanci tregtar thellësisht të pabarabartë, mbi 350 miliardë dollarë deficit vetëm vitin e kaluar, si edhe për shkak të lidhjes gjithnjë e më të fortë mes Kinës dhe Rusisë.

Në një fjalim në Parlamentin Europian këtë muaj, Ursula von der Leyen akuzoi Kinën për “përmbytje të tregjeve globale me mallra të lira e të subvencionuara, për të shuar konkurrencën”, dhe për trajtim të padrejtë ndaj kompanive europiane që operojnë në Kinë. Ajo paralajmëroi gjithashtu se mbështetja e Kinës për Rusinë po kontribuon në destabilizimin e Europës.

Von der Leyen tha se do të ngrejë këto shqetësime në takimin e Pekinit. Por, nëse merret si tregues sjellja e Kinës në muajt e fundit, nuk pritet që pala kineze të jetë e hapur ndaj kritikave.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, iu përgjigj deklaratave të presidentes së Komisionit me ton sfidues, duke thënë se është “mënyra e të menduarit e Bashkimit Europian që ka nevojë për riekuilibrim, jo marrëdhënia tregtare me Kinën.”

Goditje reciproke dhe tension në rritje

Në fillim të këtij viti, Kina ngadalësoi eksportet e mineraleve të rralla drejt Europës, çka shkaktoi alarme në kompanitë e teknologjisë së lartë dhe përkohësisht ndërpreu prodhimin në disa fabrika të pjesëve të makinave. Këtë muaj, Pekini iu kundërpërgjigj kufizimeve të BE-së për blerjen e pajisjeve mjekësore kineze, duke vendosur masa të ngjashme ndaj pajisjeve europiane.

Megjithë këtë sjellje sfiduese, Kina nuk mund të shkojë shumë larg në përballjen me Europën. Ajo ka nevojë për tregjet europiane për të konsumuar tepricën e madhe të makinave elektrike, baterive dhe paneleve diellore që prodhohen në fabrikat e saj. Brenda vendit, lufta e çmimeve mes kompanive ka ulur ndjeshëm fitimet, aq sa vetë Xi Jinping ka paralajmëruar për pasojat e “garës së çrregullt dhe me çmime të ulëta”.

“Europa mbetet një partner i pazëvendësueshëm ekonomik për Kinën. Por nëse Pekini e tepron, mund të përfundojë më i izoluar,” paralajmëron Grano.

Rusia, pika që ndan Pekinin nga Brukseli

Kina ka mbetur kokëfortë në mbështetjen e saj ndaj Rusisë, një partner që e sheh si të domosdoshëm për të balancuar ndikimin e Perëndimit. BE-ja e ka akuzuar vazhdimisht Pekinin për blerjen e naftës ruse dhe për dërgimin e teknologjive me përdorim të dyfishtë që ndihmojnë Kremlinin të vazhdojë luftën në Ukrainë.

Edhe pse Kina pretendon neutralitet, kjo qëndresë ka hasur në mosbesim të thellë në Perëndim, pikërisht për shkak të afërsisë së dukshme me Moskën. Vetë Xi Jinping, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Pekin javën e kaluar, kërkoi “thellim të partneritetit” dhe “mbrojtje të interesave të përbashkëta të sigurisë”.

Sipas një burimi europian të cituar nga “The New York Times”, diplomati i lartë kinez Wang Yi u tha privatisht zyrtarëve të BE-së në Bruksel se për Kinën nuk është në interes që lufta të përfundojë, pasi kjo mund të zhvendosë vëmendjen amerikane drejt Azisë. Këto deklarata u raportuan për herë të parë nga “South China Morning Post”, ndërsa Kina nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar.

Ish-diplomati kinez Victor Gao e mohoi logjikën e këtyre pretendimeve, duke argumentuar se SHBA ka aftësinë të ndikojë njëkohësisht në Azi dhe në Ukrainë. Ai ishte po ashtu përçmues ndaj kritikave europiane ndaj marrëdhënies Kinë-Rusi, duke thënë se Europa “duhet të merret me punët e veta”.

“Nga perspektiva kineze, Europa nuk ka peshë si rival gjeopolitik,” tha Gao. “Mendojnë më shumë për veten sesa vlejnë.”

Sipas tij, strategjia e Kinës ndaj BE-së është që ta “përçajë dhe dominojë”, duke minimizuar ndikimin e politikave të përbashkëta dhe duke joshur kompanitë e mëdha gjermane dhe franceze.

Shpresat se Kina mund të ndihmojë Europën për t’i bërë presion Kremlinit që të ndalë luftën, sipas analistit Philippe Le Corre, janë “zhdukur”. Edhe për kompromis tregtar midis Brukselit dhe Pekinit, ai nuk sheh shenja pozitive.

“Nuk ka më besim mes dy palëve,” tha Le Corre.

Next Post
“Ulliri ka konflikt interesi, të tërhiqet”, avokati: “Partizani” është “prova e zjarrit” për drejtësinë e re

GJKKO refuzon largimin e kushërirës së deputetes së PD! Berisha në kontradiktë me avokatin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In