• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ Italia pa qeveri, skenarët e mundshëm për zgjidhjen e krizës politike

by Java News
08/05/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia po shkon drejt zgjedhjeve të reja, që mund të zhvillohen në korrik, në vjeshtë ose në fillim të vitit 2019, pas dështimit të partive politike për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë, prej më shumë se dy muajsh pas zgjedhjeve parlamentare të 4 marsit.

Në këtë perspektivë, ja skenarët që janë mbi tryezë:

-Kërkesa e presidentit-

Pas më shumë se dy muajsh tratativash të kota dhe ditës së fundit të konsultimeve, presidenti Sergio Mattarella mbrojti tezën, dje në mbrëmje, për një qeveri politikisht neutrale që do të drejtonte vendin deri në dhjetor.

Ngërçi shfaqet më i gjerë mes koalicionit të së djathtës, i renditur në krye me 37% të votave dhe e pasuar nga Liga (ekstremi i djathtë), Lëvizja 5 Yjet, (L5Y, antisistem), partia e parë me më shumë se 32%, dhe Partia Demokrate (PD, qendra e majtë) e cila shënoi rënie me 19%.

-Një qeveri teknike, votim në fillim të 2019-ës-

Ky ekip i përbërë nga ekspertë, që presidenti mund t’i përzgjedhë që prej së mërkurës, do t’i lejojë Italisë të përballet me disa afate kohore, si votimi i buxhetit përpara fundit të vitit.

Ky është më i mundshmi i njoftuar nga kreu i shtetit dhe i mbështetur nga PD-ja, e majta radikale dhe partitë e vogla të qendrës.

Nga ana tjetër, kjo alternativë është hedhur poshtë nga L5Y dhe Liga, që zotërojnë shumicën në Parlament, të cilat parapëlqejnë zgjedhje sa më të afërta. ”Forza Italia”, partia e Silvio Berlusconit, aleate me Ligën, mbështet gjithashtu këtë qëndrim, por me rezerva, pasi i trembet një procesi zgjedhor që mund të zvogëlojë edhe më tej ndikimin e saj.

-Një qeveri politike-

Ky është skenari më i mundshëm duke marrë parasysh pamundësinë e forcave politike për arritjen e një marrëveshjeje deri më tani, dhe që Mattarella nuk e ka përjashtuar.

Nëse fituesit e 4 marsit do të arrijnë së fundmi një marrëveshje, atëherë qeveria teknike do të japë dorëheqjen për t’i lënë vendin qeverisë politike për të drejtuar Italinë, deri në fund të zgjedhjeve parlamentare në 2023.

-Çfarë kërkon të shmangë presidenti-

Ende e pazgjedhur, qeveria teknike mund të jetë e dështuar që në fillim, nëse nuk merr votëbesimin e Parlamentit, skenari më i mundshëm duke marrë në konsideratë qëndrimin kundër të partive kryesore. Presidentit i mbetet atëherë vetëm një mundësi, shpërndarja e Parlamentit.

-Votim në mesin e verës-

Nëse shkrirja e Parlamentit vjen përpara fundit të majit, zgjedhjet mund të mbahen mes datës 20 ose 22 korrik, duke marrë parasysh afatet ligjore për të organizuar votimin e italianëve jashtë vendit. Kjo mundësi është padyshim preferenca e Matteo Salvinit, lideri i Ligës, dhe e Luigi Di Maios udhëheqësi i L5Y.

Por, Mattarella paralajmëroi se zgjedhjet në mesin e verës rrezikonin një mospjesëmarrje të konsiderueshme dhe në mungesë të reformës zgjedhore, mundësia është e madhe për të ripërsëritur ngërçin politik aktual.

-Votim në vjeshtë-

Presidenti, i cili vendos i vetëm për shpërndarjen e Dhomave, mund ta shtynte këtë proces për disa javë për të mundësuar votimin në vjeshtë. Një vonesë që do të mundësonte të paktën miratimin e një sistemi të ri zgjedhor.

Por, në këtë rast, është votimi i buxhetit të 2019, përpara fundit të vitit, që vihet seriozisht në pikëpyetje, një perspektivë që Mattarella i druhet, pasi përmendi spektrin e një rritjeje automatike të TVSH-së apo të një rikthimi të spekulimeve ndërkombëtare kundër financave italiane.

Presideni i ka vendosur partitë politike përpara përgjegjësisë duke shpresuar për një përgjigje pozitive në interes të Italisë, në mënyrë që vendi të ketë një qeveri sa më parë të jetë e mundur. /AFP-ATSH/

a.ç

Next Post
Tirana mirëpriti 1000 sportistë për Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-s

Tirana mirëpriti 1000 sportistë për Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Gazetaria e masivizuar, profesion i shpërdoruar

October 4, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Jam mesdhetar

October 4, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Kredia për prona mbi 5 mld euro, eksperti: Sistemi bankar është i qëndrueshëm përballë ekspozimit

October 4, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 5 Tetor 2026

October 4, 2026
24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

October 4, 2026
Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

October 4, 2026
Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

October 4, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Urgjencat përballë rreziqeve, Zaimi: Kapacitetet duhen deri dyfishuar, gatishmëri edhe për epidemi të reja

October 4, 2026
Qeveria kundërshtoi projektin e parë në Zvërnec: Ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Qeveria kundërshtoi projektin e parë në Zvërnec: Ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

October 4, 2026
Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com