• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mirëpriti 1000 sportistë për Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-s

by Java News
08/05/2018 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj: “Kemi hapur 62 palestra për komunitetin; Do bëjmë çdo gjë që fëmijët e Tiranës të regjistrohen në klasa sportive”

Në më pak se një vit nga ndërtimi i tij, Parku Olimpik në Tiranë është kthyer në qendrën më të madhe të sporteve. Ky park mikpriti gjatë fundjavës edicionin e 7- të të Kampionatit Ndërkombëtar të Taekwondo-s, ku morën pjesë rreth 1000 sportistë nga 11 vende të botës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana po kthehet në kryeqytetin e sportit të të gjithë shqiptarëve. “Më vjen mirë mirëpritëm nga mbi 1 mijë atletë nga 11 vende të botës. Fakti që Tirana po përjeton një rilindje të sportit me hapjen e 62 palestrave, shto këtu edhe suksesin e Parkut Olimpik, na bën të ndihemi shumë mirë”, tha ai. Kryebashkiaku u bëri apel prindërve që të

ndihmojnë në masivizimin e sportit tek moshat e reja dhe largimin e fëmijëve të tyre nga jeta pasive.

Ai nënvizoi se palestrat e shkollave do të shërbejnë pasditeve dhe në fundjavë si qendra komunitare për aktivitete të ndryshme. “Kemi sot jo vetëm mjedise ku mund të ushtrohen të rinjtë, por mbi të gjitha të mësojmë si fitojmë, si humbim, çfarë është fair-play, të kuptojmë që asnjë humbje nuk zgjat përgjithmonë, por asnjë fitore nuk duhet të na bëjë arrogantë. Një qytet me të rinj që merren me

sport është qytet më i shëndetshëm, e mbi të gjitha një qytet i mbushur me qytetarë që respektojnë rregullat”, shtoi Veliaj, teksa siguroi se Bashkia e Tiranës do të vijojë të vijojë mbështetjen dhe fuqizimin për aktivitete të tilla.

Leo Kapri organizator i “7th TOP Tirana OPEN International Taekwondo Tournament” falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme për sportin. “‘Tirana Open’ është aktiviteti i shtatë që zhvillojmë, një ndër aktivitetet më të mëdha në vendin tonë sa i përket sportit të taekëondo.

Falenderojmë Bashkinë e Tiranës pasi na ka mbështetur vazhdimisht, këtë herë me këtë sallë të mrekullueshme, një ndër dhuratat më të mëdha që i është bërë qytetit tonë, dhe i jep këtij sporti një shans që të përmirësohet si në masivitet dhe pjesëmarrjen e sportistëve më cilësorë”, tha Kapri.

Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë për promovimin e aktivitetit sportiv në qytet, duke hapur të gjitha palestrat e shkollave, që mund të shfrytëzohen nga të rinjtë dhe komuniteti rreth shkollës./a.ç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

November 24, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Zhvlerësimi i euros, pas 23 vitesh apartamentet fillojnë të shiten në lekë! Çmimet shtrenjtohen indirekt, ja çfarë thonë ekspertët

November 24, 2026
Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ja sa shkojnë temperaturat

Ikën shiu dhe vjen dielli, por ulen ndjeshëm temperaturat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

November 24, 2026
Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

November 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

November 24, 2026
“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

November 24, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 21-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin, Policia e shoqëron!

November 24, 2026
Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

November 24, 2026
Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In