• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analistët kosovare: Të riformësohet dialogu me Serbinë

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të shumtën e rasteve nuk janë zbatuar. Kryesisht me fajin e Serbisë. Duke pasur parasysh  këtë, shpesh herë është përmendur nevoja e një reformatizimi të dialogut.

Njohësit e të drejtës ndërkombëtare, thonë se, përveç nivelit të delegacionit, duhet të ndryshojë edhe strategjia e Kosovës në këtë proces. Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri temat finale kërkojnë reformatim të dialogut.

Moszbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, është rezultat i konvertimit të dialogut teknik në dialog politik, pa u bërë ndryshimet e duhura.

Ai e përmend rastin e fundit të incidentit diplomatik në Bratisllavë të Sllovakisë, ku ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, e ka lëshuar takimin ministror, për shkak se konferenca, e cila ishte e karakterit ndërkombëtar, nuk ka pranuar që Kosova të prezantohet me simbole shtetërore.Ky rast dhe raste të tjerë, sipas Hotit, duhet të shfrytëzohen në mënyrë të mençur nga pala e Kosovës.

“Këto ngjarje duhet të shfrytëzohet për të ngritur zërin, për të denoncuar Serbinë se është ajo që i shkelë marrëveshjet dhe jo Kosova.

Nëse vazhdohet me trend të tillë, mendoj se këtu nuk kemi të bëjmë me ndryshim të formatit të negocimit, po duhet të konsiderohet në mënyrë shumë serioze pjesëmarrja e mëtejme, sepse dialogu nuk ka kuptim kur marrëveshjet nuk zbatohen”, tha Hoti për Radio Kosovën.

Edhe profesori Bekim Baliqi e quan shterp dhe në dëm të Kosovës dialogun e zhvilluar deri më tani, ndërsa përmend marrëveshjen për targa si një dëshmi që, sipas tij, tregon se Serbia vazhdon ta forcojë pozitën e vetë.

Andaj, Baliqi thotë se formati i këtij dialogu duhet të ndryshojë.

“Duhet si përbërja e delegacionit, po ashtu edhe niveli i delegacionit, të ndryshojë në rend të parë. Formati i këtyre negociatave duhet të ndryshojë, e mbi të gjitha qasja dhe strategjia, të cilën e ka përdorur deri më tani Kosova, duhet patjetër të ndryshohet”, tha Baliqi për Radio Kosovën.

Nevojën e reformatimit të dialogut e ka përmendur edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Në një intervistë për RTK-në, ajo ka thënë se pas fazës teknike dhe politike, duhet një reformatizim i dialogut, e kjo fazë, sipas saj, duhet të përfshijë një marrëveshje legalisht e detyrueshme, që do të kishte njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, demarkacionin e kufirit, mosndërhyrjen në sovranitetin e njëra-tjetrës, si shtet si dhe reparacaionet e luftës.

“Kur vijmë te faza e tretë, do të jetë faza e rrumbullakësimit të dialogut. Natyrisht, gjithë këto tema,  që i përmenda janë tema që kërkojnë reformatizim të dialogut.

Për mendimin tim, do duhej të kishim një përfaqësim më të lartë, por të kishim edhe opozitën. Mendoj se do duhej të kishim një Ekip Uniteti, sikur në Vjenë, sepse kjo është faza finale”, tha Tahiri.

Opozita nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes në këtë proces të dialogut me Serbinë, por me kushtin që të ndërrohet formati i bisedimeve, që do të thotë të ndryshohet orientimi dhe platforma e dialogut, duke i ndarë dhe përcaktuar se cilat janë interesat e Republikës së Kosovës në këtë dialog, përgatiti RTK. (b.an)

Next Post
Conte: Tani jemi ekip i madh vetëm në letër

Conte: Tani jemi ekip i madh vetëm në letër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com