Nga Muhamed Veliu
Romana Vlahutin ambasadore e BE-s në Tiranë në një intervistë për Top-Channel lë të kuptohet se ajo gjatë mandatit të saj do të jetë e drejtëpërdrejtë dhe nuk do të flasë më një gjuhë të rrumbullakosur e dipllomatike. Zonja Vllahutin fillimisht i përgjigjet pyetjes të gazetarit Muhamed Veliu për prioritetin kryesor vendosur Shqipërisë nga BE-ja. Shtetin ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit.
Shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kyc i vendosur Shqipërisë nga Komisioni Europian. Si i shihni përpjekjet e deritanishme të qeverisë shqiptare në këtë drejtim?
Është prioriteti vendimtar. Një prioritet absolut. Themeltar si prioritet. Deri tani cfarë është arritur mund të them se është një miksim. Shohim dy gjëra që kanë ndodhur. E para është një reformë masive sic është ajo në drejtësi për të cilën janë duke u zhvilluar konsultime nëpërmjet tryezave të rrumbullakta në parlament. Ne jemi të kënaqur me pjesmarrjen si dhe disiplinën e komsionit had hock. Komuniteti ndërkombëtar ka dhënë asistencën e tij . Pra ndërkombëtarët janë janë pjesë e këtyre diskutimeve. Ne nuk jemi të kënaqur me faktin se disa njerëz nuk po marrin pjesë në të tilla diskutime.
Kush janë ata?
Këshilli i Lartë i Drejtësisë si dhe opozina të cilët nuk po marrin pjesë . E di që ka patur negociata se në cfarë kushtesh opozita mund të ishte pjesë e diskutimeve . Kjo është faza e parë e një analize prej këtij komiteti në reformën në drejtësi . Ne dëshirojmë shumë të ftojmë gjithësecilin i interesuar të marrë pjësë në këto diskutime për tu siguruar se procesi është gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë . Më pas askushi nuk mund të gjejë justifikimin e të thotë se ishte ndaluar apo përjashtuar nga pjesmarrja. Diskutimet po zhvillohen cdo ditë . Gjtihacka do të publikohet në internet dhe gjithesecili që ka mundësi të ndihmojë duhet të kontribuojë. Kemi të bëjmë me një reformë fondamentale . Pikësëpari për qytetarët shqiptarë të cilët nuk kanë besim tek sistemi drejtësisë . Pa këtë shteti do ta ketë të vështirë të funksionojë në atë mënyrë që duam të funksionojë për të arritur standartet europiane.
Reforma në drejtësi mendoni se do të realizohet me sukses dhe do të jetë e paanëshme?
Është një reformëve tërësore e sistemit të drejtësisë. Pjesa tjetër lidhet me zbatimin e ligjeve të cilat janë ekzistuese përfshi zbatimin e të tjera pjesëve të legjislacionit. Të gjithë ne në komunitetin ndërkombëtar jemi duke pritur për zbatimin e tyre. Ka ligje në Shqipëri të cilat që tani mund të vihen në zbatim. Pra asgjë nuk i ndalon prokurorët , policët apo gjykatësit të tetojnë njerëz të cilët qartësisht duhet të përballen me ligjit, ti përgjigjen disa pyetje…..Kjo është ajo që ne po bëjmë me zotin Ganaj, autoritetet e taksave, ministri të ndryshme, prokurorin e përgjithshëm ti shpjegojmë të gjithëve se duhet të bashkojnë forcat dhe të vënë përpara përgjegjësisë ata njerëz që kanë abuzuar me sistetim për interesat dhe përfitimet në kurriz të shtetit dhe qytetarëve në Shqipëri.
Cili është vlerësimi juaj për përpjekjet e qeverisë shqiptarje në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Një pjesë e legjislacionit që do ta lejonte në praktikë këtë byro hetimi u gjet jo në përputhje me kushtetutën gjë për të cilët disa ministri relevante janë duke punuar në zgjidhjen e kësaj situate . Kolegët tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të ndihmojnë sikurse edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar. Unë mendoj se kur flasim për shtet ligjor në Shqipëri atherë sa më shumë institucione të tilla aq më mirë. Më shumë fokus aq më mirë. Në të gjitha mënyrat ne do të mbështesim të gjitha veprimet dhe idetë për të tillla institucione në realizimin e punës së tyre me pirkmëri.
Pra e mbështesni ngritjen e BKH-s?
Po unë e përkrah.
Pamë javën e shkuar të dështonte në parlament miratimi një projektligj për dekriminalizimin. Ky zhvillim a besoni se është një tregues që na lë të kuptojmë se ka mungesë vullneti nga klasa politike për dekriminalizimin?
Propozimet ishin shumë të ngjashme . Por për taktika të ndryshme politike nuk u aprovuan. Me apo pa këto amendamente duhet të jetë tejet e qartë për partitë politike dhe udhëheqësit e tyre nuk duhet të përfshinë në listat e kandidatëve njerëz,të cilët mund të kenë pasut në të shkuarën edhe hijen më të vogël të aktivitetit kriminal. Unë e kam thënë shumë herë dhe do ta përsërsërish sa herë që të mundem se qyetetarët shqiptarë duhet të kenë më të mirët mes tyre për ti përfaqësuar . Këtu kemi të bëjmë më së shumti për një kredibilitet moral përballë pasjes së ligjeve të cilat do të ndalojnë së ndodhuri gjëra jo morale.
Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin për disa kandidatë në zgjedhjet lokale të cilët mund të kenë të shkuar kriminale. Zëvëndës kryeministri Niko Peleshi deklaroi se “në do të reflektojmë për këtë shqetësim”. Cili do të jetë pozicioni juaj për këtë cështje pasi Delegacioni BE-s në Tiranë është një prej mbështetësve të dekriminalizimit?
Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne jemi duke parë. Afati i fundit është 13 Maji. Dhe pas kësaj date ne do të flasim për atë që mendojmë. Deri në 13 Maj ka kohë për ti ndryshuar gjërat. Pas kësaj date ne do të jemi shumë të qartë në mesazhin tonë.
Sapo thatë që mesazhi juaj do të jetë shumë i qartë nënkupton kjo se ju do ti tregoni publikisht ata kandidatë të cilët nuk duhet të garojnë për zgjedhjet e 21 Qershorit?
Ne jemi duke diskutuar për këtë. Komuniteti ndërkombëtar dhe ne ambasadorët nuk jemi një zyrë ligjzbatuese. Duhet të marrim në konsideratë edhe faktorin e prezumimit të pafajsisë nëse ka të dhëna se disa njerëz ishin të përfshirë në aktivitete kriminale por nuk ka patur dënime etj. Ne duhet të jemi të ballancuar si do ta trajtojmë këtë cështje. Kolegët tanë amerikanë tashmë e kanë hedhur një hap dhe ne do të vazhdojmë të punojmë bashkarisht rreth kësaj cështje . Do ta themi fjalën tonë tepër qartësisht se cili do të jetë pozicioni jonë. Por mesazhi ynë kryesor për udhëheqësit politik është ky. Bëni kujdes me listat në mnyrë të jenë kandidatët e duhur. Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme. Niveli qeverisjes lokale gjithashu merr një rëndësi të vecantë pasi jeta e vërtëtë zhvillohet në nivel lokal . Është me rëndësi të madhe për qyetetarët shqiptarë të rifitojnë besimin e tyre në sistem duke patur udhëheqësit lokal më të mirë të mundshëm.
Cilat janë pritshmëritë tuaja për zgjedhjet e 21 Qershorit? A duhet Shqipëria të ngjitet një shkallë më lart nga vlerësimi “zgjedhje të lira dhe të ndershme”?
Vlerësimi si zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ishte i lehtë për tu arritur në Shqipëri. Pritshëmitë e mija nga këto zgjedhje janë ato që ju fola pak më parë. Më të mirët të jenë ato që do të zgjidhen duke ia dedikuar mandatin e tyre zhvillimit në nivel lokal. Këto zgjedhje gjithashtu janë të rëndësishme pasi kjo është reforma e fundit europiane që kërkohet. Pra merr rëndësi që nëpërmjet kësaj reforme njerëzit të afrohen më së shumti më Europën. Kjo do të thotë se lidhet drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe jetën e tyre. Pra, rrugët, ujin, elektricitetin, punësimin, shëndetësinë, edukimin mbi të gjitha si ata jetojnë me dinjitet. Kjo është ajo që unë shpresoj të promovohet prej këtyre zgjedhjeve.
Europa është duke u përgatitur për të festuar 65 vjetorin e krijimit të saj pas asaj që njihet si “Deklarata Schuman” në 9 Maj 1950. Cfarë përgatitjesh po bën Delegacioni BE-s në Tiranë për festuar këtë ditë?
Këtë vit ne po përpiqemi të realizojmë dicka të vecantë, duke vendosur të bëjmë një kocert në Butrint për një sërë arsyesh. Ideja që kisha për këtë koncert lidhet edhe me një pjesë të punës time. Promovimin e gjërave të mira që ka Shqipëria ku përfshihet trashgimia, kultura dhe arti. Butrinti është një prej vëndeve mahnitëse në këtë pjesë të Europës. Doja ta përdorja këtë mundësi si një rast të mirë për të promovuar turizmin në Shqipëri duke i treguar njerëzve se ky vend ka shumcka për të ofruar. Gjithashtu doja të shkonim në Butrint pasi këtu shumë shumë kohë më parë ka nisur civilizimi europian. Pra shumë përpara ekzistencë së BE-s dhe kjo është një mundësi e mirë për të treguar se e gjitha kjo është Europë. Antarësimi në BE do të thotë pasje e standarteve të një shteti por nëse flasim për identitetin ne të gjithë jemi europianë.