• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriminalizimi i politikës, hijet e vitit 2008?!

by
07/05/2015 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ben Andoni
Ka një rregull në jurisprudencë, sipas të cilit, askujt nuk mund t’i hiqet e drejta të zgjidhet, nëse deri në atë moment s’i është provuar fajësia me ndonjë proces gjyqësor të formës së prerë. Në fakt, problemi i ditëve të fundit, që lidhet me zgjedhjen e kandidatëve s’është tamam ky sesa relacionet nga shumë anë, sipas të cilave listat e këtyre individëve për zgjedhjet lokale janë të mbushur me persona të inkriminuar. Gati për ditë ka ndonjë histori. Pastaj akuza dhe kundër-akuza. Ishte ambasada amerikane në Tiranë që u shpreh e para hapur, por në ditët në vijim, është edhe Shoqëria Civile që po shprehet me forcë në lidhje me problemin. Ka një handikap, që e ushqen këtë dhe që vërejnë specialistët, sipas të cilit, ka hapësirë ligjore që njerëzit e dënuar, për kryerjen e një vepre penale, të mund të zgjidhen si deputetë, kryetarë bashkie ose këshilltarë, me përjashtim të rastit kur janë duke vuajtur dënimin me burg . Kodi Zgjedhor nuk vendos ndonjë pengesë, ose kufizim në këtë drejtim, por në nenin 63, pika 3 të tij, bën  referim në nenin 45 të Kushtetutës, ku sanksionohet me tre elementë”, sipas Drejtoreshës së Komitetit shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçaj.
Kurse Njazi Jaho, konstitucionalisti i njohur shprehej pak ditë më parë se vetëm krimet e luftës dhe kundër Njerëzimit nuk mund të parashkruhen. Ndërsa mund të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara në Kushtetutë, sipas nenit 17 të Kushtetutës, por vetëm me ligje dhe vetëm për një interes publik, ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Por, a ka ardhur koha, që të realizohet kjo?
Në fund-dhjetorin e 2014 parlamenti krijoi një komision të veçantë, për të përcaktuar modalitetet e hartimit të një drafti për dekriminalizimin. Çfarë nuk është thënë qysh atëherë, derisa nga disa zëra në media është folur edhe për një formë “Rehabilitim”!!  Sipas legjislacionit tonë, jo, nuk mund të privohen kandidatët, sipas konstitucionalistit të njohur Jaho. Këtë e ndalon neni 30 i Kushtetutës tonë, ku thuhet se: “Kushdo quhet i pafajshëm, përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë. Por është e rekomandueshme që subjektet zgjedhore të paraqitin si kandidatë për në Kuvend dhe organet e qeverisjes vendore persona që gëzojnë besimin e njerëzve, që njihen të ndershëm, të papërlyer dhe të pakorruptuar. Kjo është detyrë dhe përgjegjësi i subjekteve përkatës., por edhe vlerësimi dhe përgjegjësi e zgjedhësit”, e mbyll vëzhgimin e tij në një intervistë të fundit Njazi Jaho. Për hir të së vërtetës, sa i përket pastërtisë së figurave në organet e zgjedhura dhe të emëruara të administratës publike, Ligjet në fuqi, s’parashikojnë kufizime ose ndalesa te prera për funksione të veçanta të administratës publike te individëve që janë dënuar. Specialistja e njohur e të drejtave të Njeriut, Meçe, shprehet se: “Në lidhje me administratën publike, për nëpunësit civile, për administratën zgjedhore, për të emëruarit në organet e drejtësisë, etj.  legjislacionet përkatëse parashikojnë ndalimin e zgjedhjes ose emërimit të tyre nëse rezultojnë të dënuar. Në disa raste, si p.sh për administratën zgjedhore, por jo për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kufizimi është  lidhur me dënimin për një krim, duke lënë të kuptohet se kjo pengesë nuk përfshin dënimin për një kundërvajtje penale…”…
Në zgafellet e ligjit, por më shumë orekseve të kryetarëve që i zgjedhin kandidatët ka dhe gjenden gjithnjë hapësirë dhe kjo ka bërë që të ketë shumë referime jo të mira për njerëzit e ligjit. Amendimet që iu bënë Kushtetutës më 2008, jo më shumë se sa me përmbajtjen e dispozitave të amenduara në Kushtetutë ka bërë që të ketë shumë hapësira ku mund të manovrohet. Dhe ashtu si merret me mënd: Lejimi i kandidimit dhe zgjedhjes së njerëzve të dënuar në organet e pushtetit vendor, apo qendror, nuk është thjesht çështje legjislacioni, referon znj. Meçe se sa çështje koncepti mbi vlerat e njerëzve që do të na qeverisin, të konceptit mbi qeverisjen e vendit në një shoqëri demokratike. Pasi, edhe vetë Kushtetuta në nenin 17  të saj, lejon që, me ligj, të mund të vendosen kufizime mbi të drejtat e sanksionuara prej saj. Anipse, kjo nuk mund të bëhet nga kryetarët e dy partive kryesore në vend, që janë dhe do mbeten zotërit e vërtetë të jetës shqiptare dhe që vendosin për gjithçka në këtë vend, sepse vërtetë: Ka një rregull në jurisprudencë, sipas të cilit, askush nuk mund t’i hiqet e drejta që të zgjidhet, nëse deri në atë moment s’i është provuar fajësia me ndonjë vendim gjyqësor të formës së prerë. Dhe, kuptohet se benjaminët e kryetarëve, në këtë rast kandidatët e rinj, janë gjithnjë të mirë.
Next Post

Rama: Shqipëria po merr kthesën në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike e sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In