• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amaneti i Donald Tusk për Brukselin: Boll ka vuajtur Ballkani Perëndimor!

by Java News
30/04/2018 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të populizmit në rritje Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk flet në bisedë me DW rreth konflikteve dhe urrejtjes dhe kërkon më tepër respekt dhe tolerancë.

DW: Pak ditë më parë keni vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor. Me ç’përshtypje po ktheheni?

Donald Tusk*: Jam shumë i impresionuar nga ato që kam dëgjuar nga kryeministrat, presidentët, por edhe qytetarët e zakonshëm në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Kujtimet e konflikteve, dhe pasiguria, janë ende shumë të pranishme. Unë sjell me vete këtë amanet: ne duhet ta kemi gjithmonë parasysh se konfliktet dhe urrejtjet mes njerëzve – në rastim më të shpeshtë pas asnjë lloj arsyeje – mund të ngjallen shumë lehtë. Nxitja e një atmosfere të mirë dhe e pajtimit, veçanërisht në një rajon që ka vuajtuar kaq shumë si Ballkani Perëndimor, kërkon jashtëzakonisht shumë vullnet të mirë dhe këmbëngulje. Unë do ta kërkoj një gjë të tillë tek të gjithë.

 

DW: Gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit Karl në Aachen, ju keni thatëqë herë pas here ju bie të takoheni me “somnambulë politikë”, të cilët, ashtu si 100 vjet më parë, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, janë gati të nxisin konflikte politike. Aktualisht në shumë vende kemi të bëjmë me valën e populizmit. Çfarë duhet bërë për t’iu kundërvënë kësaj?

Donald Tusk: Para së gjithash, ne nuk duhet të vëmë në dyshim ato për të cilat ne polakët ëndërronim në Dancig në gusht të vitit 1980. Në atë kohë njerëzit u angazhuan me guxim dhe vazhdimësi për liri, respekt të ndërsjellë, tolerancë, dinjitetin e punës. Kjo nuk ka ndryshuar. Por duhet të jemi të vetëdijshëm, se e mira mund të zhbëhet shumë shpejt. Po edhe e keqja është e kapërcueshme dhe kjo duhet t’u japë njerëzve besimin për mundësitë e tyre.

DW: Ju keni thënë gjithashtu se posti i Presidentit të Këshillit Evropian nuk është “destinacioni juaj përfundimtar”. A nuk është ky kulmi i karrierës suaj politike?

Donald Tusk: Kur thashë se Brukseli nuk është “destinacioni im i fundit”, e kisha fjalën vetëm se nuk dua të vdes në Bruksel. Vendi im është diku tjetër – në Gdansk, Sopot, me nipërit e mbesat. Sa i përket karrierës sime të ardhshme, ende kam shumë për të bërë.

*Donald Tusk (lindur 1957 në Dancig), politikan polak, që prej vitit 2014 Presidenti i Këshillit Evropian, 2007-2014 kryeministër i Polonisë.

Burimi: DW

ma.me

Next Post
Deputeti i PD, Luçiano Boçi: 3 opsionet kemi në tryezë për Kuvendin

Deputeti i PD, Boçi: Oferta për kritikët e Bashës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Arritja më e madhe e Ramës: Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria

June 11, 2026
Akuza për vjedhje nga policia e prokuroria, Gjergj Luca: Veliera është pronë e “Rozafës”

VIDEO / Gjergj Luca ‘thumbon’ protestat: Me ushkur nëpër brekë, i kemi shpallur luftë Amerikës…

June 11, 2026
Vrau policin në Maliq dhe plagosi një tjetër! Si ia hodhi drejtësisë 11 vite më parë Braçellari. Treshja në Apel…

Vrau policin në Maliq dhe plagosi një tjetër! Si ia hodhi drejtësisë 11 vite më parë Braçellari. Treshja në Apel…

June 11, 2026
Lea Ypi publikon foton nga protesta e 11 në Tiranë: Shumë krenare…

Lea Ypi publikon foton nga protesta e 11 në Tiranë: Shumë krenare…

June 11, 2026
Kina kundërshton lëvizjen Japoni – Filipine

Kina kundërshton lëvizjen Japoni – Filipine

June 11, 2026
I mituri humbi jetën në pishinë, arrestohet pronari i kompleksit në Gjirokastër, shoqërohen 7 persona

I mituri humbi jetën në pishinë, arrestohet pronari i kompleksit në Gjirokastër, shoqërohen 7 persona

June 11, 2026
Tregut të punës i shtohen mbi 17 mijë pensionistë! Më shumë se 14 mijë të rinj “zhduken”…

Tregut të punës i shtohen mbi 17 mijë pensionistë! Më shumë se 14 mijë të rinj “zhduken”…

June 11, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Dyshohet se u hodh nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja në Vlorë

June 11, 2026
Ishte në kërkim për “shpërdorim detyre”, dorëzohet në polici oficeri i Krimeve

Ishte në kërkim për “shpërdorim detyre”, dorëzohet në polici oficeri i Krimeve

June 11, 2026
Trump betejë me Evropën për ilaçet, kërkon rritjen e çmimeve të barnave. Gjermania nën presion të madh

Trump betejë me Evropën për ilaçet, kërkon rritjen e çmimeve të barnave. Gjermania nën presion të madh

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In