• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

by A R
04/08/2026 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, konkretisht dy persona nga Maqedonia e Veriut, Valon Belja dhe Bekir Halimi.

Ky i fundit, i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka sqaruar të gjithë situatën, duke u shprehur se informacionin për ‘non gratan’ nuk e ka të verifikuar zyrtarisht dhe pret ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Halimi shton gjithashtu se është në pritje të nënshtetësisë shqiptare, por deri atëherë ai sqaron se i nënshtohet vetëm ligjeve të shtetit të tij.

Gazetarja Hoxha: Përshëndetje. Siç folëm unë jam Anila Hoxha, gazetare në Top Channel, Shqipëri. A mund të më jepni një reagim mbi shpalljen non grata. A ju kanë vendosur në dijeni pse është marrë ky vendim dhe a do ta kundërshtoni? Ju falënderoj.

Halimi: Fillimisht, dua t’ju informoj se këtë informacion nuk e kam të verifikuar zyrtarisht dhe se do ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Aktiviteti i fundit që kam zhvilluar në Shqipëri ka qenë një bashkëpunim me Qarkun e Shkodrës, në kuadër të kësaj qeverie, për një aktivitet promovues të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për shkak të kontributit, meritave dhe ndikimit tonë në këtë projekt, presim që së shpejti të na jepet shtetësia shqiptare. Deri atëherë, unë jam subjekt vetëm i ligjeve të shtetit tim dhe, për këtë arsye, këtë çështje fillimisht po e shqyrtoj në komunikim me Ambasadën tonë në Tiranë.

Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime nuk kam pasur dhe as nuk kam qenë i afiluar me ndonjë organizatë apo organizim, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar. Kjo ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme, pasi kam dashur që angazhimi im i vetëm të mbetet pjesëmarrja ime në dy luftërat çlirimtare të UÇK-së, në Kosovë dhe në Maqedoni, gjatë viteve 1998–2001.

Gjithmonë kam qenë pjesë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, e cila është institucioni im i vetëm përfaqësues. Brenda saj kam kryer dhe vazhdoj të kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e mia, si besimtar dhe si hoxhë.

Do të vazhdoj ta kryej detyrën time si hoxhë, ashtu siç kanë vepruar të gjithë pejgamberët, duke i thirrur njerëzit në teuhid (monoteizëm) dhe duke i kundërshtuar të gjitha dukuritë negative që sjellin pasoja të rënda për individin dhe shoqërinë. Pikërisht nga dashuria dhe kujdesi që kemi për popullin tonë, do të vazhdojmë gjithmonë ta ngremë zërin në këtë drejtim, duke e konsideruar këtë një obligim fetar, moral dhe shoqëror.

Next Post
Kina miraton standarde të reja të detyrueshme për makinat autonome -

Kina miraton standarde të reja të detyrueshme për makinat autonome -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

September 26, 2026
Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

September 26, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com