• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një reformë pa vetëqeverisje

by Thoma Gëllçi
04/08/2026 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Në territorin urban të Detroitit ndodhet Hamtramcku, një qytet i vogël me bashkinë, kryetarin, këshillin bashkiak, policinë, administratën dhe buxhetin e vet.
Hamtramcku ka një sipërfaqe prej rreth 5.4 kilometrash katrorë dhe afro 28 mijë banorë. Ai rrethohet tërësisht nga Detroiti, por vazhdon të jetë qytet i pavarur. Një makinë e policisë së Detroitit ose një qytetar mund të ecë nëpër një rrugë të Detroitit, të kalojë për dy kilometra në Hamtramck dhe të hyjë përsëri në Detroit.

Pranë tij ndodhet Highland Parku, me më pak se 9 mijë banorë dhe një sipërfaqe rreth 7.7 kilometra katrorë. Edhe ai është i rrethuar nga Detroiti, por mbetet qytet dhe bashki më vete, jo lagje e Detroitit.

Mbajtja e dy bashkive të vogla brenda një territori të madh urban mund të duket e kushtueshme. Megjithatë, në sistemin amerikan vetëqeverisja vendore konsiderohet pjesë e rëndësishme e demokracisë. Banorët duan të vendosin drejtpërdrejt për policinë, taksat, rrugët, pastrimin, planifikimin e territorit dhe shërbimet që marrin.

Hamtramcku ka ruajtur edhe identitetin e tij shoqëror dhe kulturor. Ai ka qenë vendbanim i disa brezave emigrantësh dhe sot përfaqëson një komunitet me tipare të veçanta. Pavarësia vendore u jep banorëve më shumë mundësi të ndikojnë në vendimmarrje dhe t’u kërkojnë llogari drejtuesve të qytetit.

Kjo nuk do të thotë se Hamtramcku dhe Highland Parku nuk kanë pasur probleme financiare dhe administrative. Por vështirësitë e tyre nuk janë përdorur si arsye për t’i shkrirë bashkitë dhe për t’i bashkuar me Detroitin.

Një bashki nuk është joefikase sepse është e vogël. Dobësia e saj mund të vijë nga keqadministrimi, mungesa e ekonomisë lokale, shpopullimi, paaftësia për të mbledhur taksa ose mungesa e kompetencave dhe e financimit.

Edhe më i qartë është rasti i zonës së Grosse Pointe, në verilindje të Detroitit. Në një sipërfaqe të përbashkët tokësore prej rreth 27 kilometrash katrorë ndodhen pesë qytete të pavarura: Grosse Pointe City, Grosse Pointe Park, Grosse Pointe Farms, Grosse Pointe Woods dhe Grosse Pointe Shores.

Së bashku kanë rreth 45 mijë banorë. Më i vogli ka më pak se 3 mijë banorë dhe më i madhi rreth 16 mijë. Secili ka administratën, këshillin, policinë, zjarrfikësit dhe shërbimet e veta.

Banorët pranojnë kostot e administrimit sepse duan kontroll të drejtpërdrejtë mbi sigurinë, pronën, hapësirat publike, planifikimin urban dhe standardin e komunitetit ku jetojnë.

Këto qytete bashkëpunojnë për shërbime të përbashkëta. Ato ndajnë sistemin shkollor, bibliotekat dhe shërbime të tjera, pa humbur pavarësinë administrative dhe politike. Bashkëpunimi nuk kërkon domosdoshmërisht shkrirjen e njësive vendore.

Shqipëria, 61 bashki në hartë dhe një qendër pushteti

Në Shqipëri, debati për reformën territoriale përqendrohet kryesisht te numri i bashkive. Bashkitë e vogla paraqiten si të kushtueshme, të dobëta dhe të paafta për të mbijetuar financiarisht. Kundërshtimi i banorëve shpërfillet, ndërsa drejtuesit vendorë përshkruhen si njerëz që mbrojnë postet dhe privilegjet e tyre.
Por problemi kryesor nuk është numri i bashkive. Shqipëria ka formalisht 61 të tilla, ndërsa praktikisht funksionon si një bashki e vetme, me Edi Ramën si kryetar të saj.

Kryeministri ndërhyn drejtpërdrejt në çështje që, në një sistem të decentralizuar, duhet t’u përkisnin autoriteteve vendore. Ai zhvillon mbledhje me punonjësit e bashkive, u kërkon zbatimin e orarit, kontrollon administratën dhe kërkon dorëheqje. Kryetarët e bashkive kanë zyra, administratë dhe tituj, por pak pushtet real.

Disa prej tyre e quajnë publikisht kryeministrin “shefi”, duke pranuar varësinë e tyre politike dhe institucionale.

Bashkitë varen nga qeveria për fondet, rrugët, ujësjellësit, shkollat, rindërtimin dhe investimet e mëdha. Në vend që kryetari i bashkisë të përfaqësojë komunitetin përballë qeverisë, ai shpesh përfaqëson qeverinë përballë komunitetit.

Reforma territoriale e vitit 2015 e uli numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 373 në 61 bashki. Bashkitë u zmadhuan në territor, por nuk u forcuan në kompetenca. Njësitë administrative që zëvendësuan komunat mbetën pa buxhete dhe pa pushtet vendimmarrës. Administratori pret vendimin e kryetarit të bashkisë, ndërsa kryetari pret fondet ose miratimin e qeverisë.

Kështu u krijua një zinxhir vartësie që fillon në fshat dhe përfundon në zyrën e kryeministrit.

Pushteti vendor nuk matet me numrin e zyrave, të punonjësve dhe të vulave, por me kompetencat, financat dhe mundësinë për të marrë vendime të pavarura.

Pikërisht këto u mungojnë bashkive shqiptare.

Vendimet kryesore për territorin, zonat bregdetare dhe investimet strategjike merren në nivel qendror. Ujësjellësit janë përqendruar në struktura rajonale. Politikat arsimore, emërimet, shëndetësia, policia dhe pjesa kryesore e mbrojtjes civile kontrollohen nga qeveria. Bashkive u kërkohet të mbajnë përgjegjësi për problemet, pa pasur mjetet dhe kompetencat për t’i zgjidhur.

Edhe varësia financiare është e thellë. Shumë bashki mbështeten te transfertat e Buxhetit të Shtetit dhe te fondet që shpërndahen nga ministritë dhe agjencitë qendrore. Investimet paraqiten më pas si ndihmë e qeverisë ose si dhuratë personale e kryeministrit, megjithëse financohen me paratë e taksapaguesve.

Fshati, hallka e harruar e reformës

Viktima më e madhe e këtij sistemi është fshati.

Fshati nuk është thjesht një grup shtëpish brenda territorit të një bashkie të madhe. Ai është një komunitet historik, ekonomik dhe shoqëror, me territor, burime dhe interesa të përbashkëta. Megjithatë, reforma e vitit 2015 e la pa përfaqësim real, pa buxhet dhe pothuajse pa asnjë mundësi për të vendosur mbi territorin e vet.

Fshatrat nuk kanë as kufij të përcaktuar. Nuk kontrollojnë pronat që historikisht kanë qenë pasuri të përbashkëta të komunitetit: pyjet, malet, livadhet, kullotat, burimet e ujit, përrenjtë dhe lumenjtë.

Këto pasuri nuk janë vetëm pjesë e identitetit të fshatit. Ato kanë qenë baza e ekonomisë së tij. Prej tyre siguroheshin drutë, kullotat, uji, prodhimet pyjore dhe të ardhurat e familjeve. Pa këto burime, fshati humbet mundësinë për të zhvilluar bujqësinë, blegtorinë, turizmin dhe veprimtari të tjera lokale.

Sot vendimet për këto pasuri merren kryesisht nga shteti. Jepet leje për hidrocentrale që devijojnë lumenjtë dhe pakësojnë ujin për banorët. Miratohen impiante fotovoltaike në toka të përdorura tradicionalisht si kullota. Jepet e drejta e shfrytëzimit të pyjeve, mineraleve ose burimeve të tjera pa i përfshirë realisht komunitetet që jetojnë aty.

Fshati merr pasojat, ndërsa vendimin dhe përfitimin i marrin të tjerët.

Humbja e kontrollit mbi territorin dhe burimet ka dobësuar ekonominë lokale, ka nxitur largimin e banorëve dhe ka pakësuar të ardhurat e bashkive. Më pas, varfëria dhe shpopullimi përdoren si argument për të thënë se këto komunitete nuk janë të afta të vetëqeverisen.

Ky është një mekanizëm që ushqen vetveten: fshatit i hiqen prona, kompetenca dhe të ardhura; ai varfërohet dhe zbrazet; pastaj dobësia e tij përdoret për t’ia pakësuar edhe më tej përfaqësimin.

Një reformë e vërtetë territoriale duhet të fillojë pikërisht nga fshati. Çdo fshat duhet të ketë kufij të qartë, përfaqësim të zgjedhur nga banorët dhe të drejtën për t’u shprehur për përdorimin e pyjeve, kullotave, ujërave dhe pasurive të tjera të territorit të tij. Ai duhet të marrë një pjesë të të ardhurave që krijohen nga shfrytëzimi i këtyre burimeve dhe të ketë një buxhet minimal për nevojat e komunitetit.

Ata qe sjellin si shembull 28 komitetet ekzekutive te kohes se komunizmit u duhet thene se ato 28 komitete shoqeroheshin me disa qindar kooperativa bujqesore qe kishin kryesine dhe organet e veta, brigade pune dhe mjete pune, me disa qindar keshilla fshati apo keshilla te fshatrave te bashkuar me baze kooperativen qe kishin pervec mjeteve dhe instrumenta per qeverisje duke perfshire kufij te qarte, probna te qarta bile edhe gjykatat brenda fshatit.

Ndersa sot fshati ka mbetur vetëm emër në adresë. Vendimet merren as në qytetin ku ndodhet bashkia por ne Tirane , ndërsa fondet, administrata dhe investimet përqendrohen gjithnjë e më larg banorëve.

Reforma nuk fillon nga harta

Diskutimi për reformën territoriale nuk mund të kufizohet te pyetja nëse Shqipëria duhet të ketë 61, 50 apo 30 apo 100 bashki. Pa përcaktuar kompetencat, burimet financiare, pronat vendore dhe raportin me qeverinë qendrore, ndryshimi i hartës mbetet një riorganizim zyrash.

Mund të shkrihen bashki, të bashkohen territore dhe të ndryshohen emërtimet, por sistemi mbetet i njëjtë për sa kohë çdo rrugë, ujësjellës, shkollë, investim ose leje e rëndësishme varet nga Tirana.

Shembulli i Hamtramckut tregon se një qytet i vogël mund të mbijetojë edhe kur rrethohet tërësisht nga një metropol i madh, nëse banorët kanë të drejtën të qeverisin komunitetin e tyre. Shembulli i pesë qyteteve të Grosse Pointe tregon se njësitë e vogla mund të ndajnë shkolla, biblioteka dhe shërbime, pa u shkrirë dhe pa humbur zërin politik.

Në Shqipëri po propozohet e kundërta: njësitë vendore zmadhohen, fshatrat largohen nga qendra e vendimmarrjes dhe pushteti përqendrohet gjithnjë e më shumë në Tiranë.

Një banor i Hamtramckut jeton brenda Detroitit gjeografikisht, por jo politikisht. Ai ka bashkinë dhe drejtuesit e vet. Një banor i një fshati shqiptar mund të jetojë dhjetëra kilometra larg qendrës së bashkisë, por nuk ka as pushtet mbi pyllin, kullotën, lumin apo rrugën pranë shtëpisë së tij.

Ky është dallimi ndërmjet ndarjes territoriale dhe vetëqeverisjes. Hamtramcku dhe Grosse Pointe kanë territore të vogla, por pushtet vendor. Shqipëria ka bashki të mëdha në hartë, por fshatra dhe komunitete gjithnjë e më të vegjël në vendimmarrje.

Në hartë, Shqipëria ka 61 bashki. Në zinxhirin real të vendimmarrjes, ka vetëm një qendër pushteti. Reforma e re , sic paraqitet, rrezikon të ndryshojë kufijtë e bashkive pa ndryshuar këtë realitet.

Next Post
Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

Comments 4

  1. Quatro agosto says:
    2 months ago

    Kur e njeh kaq mirë Ameriqinë o Çome ersekari, ç’mutin do e ma çan bythën neve këtu në Shqipëri ?
    Ti je shtetas amerikan.
    Je edhe shtetas shqiptar.
    Taksat i paguan në amerikë.
    Pse nuk i jep mënd amerikës, por gërgërosesh këtej nga ne ?
    Atje në ameriqi, ty o Çome, nuku të pjerdh njeri, a je gjallë apo ke vdekur, si ke gëdhirë apo si je ngrysur.
    Pash zotin, edhe njëherë po të them, ç’mutin do ?
    Inati që ke, që të futën në burg, gjeje tek vehtja dhe tek zoçkat pulastrene me kofshë të njoma, e që merove dynjanë, deri sa të gjetën të shkretën anë, për të të hequr qafe, se ndryshe nuk jepeshe zotrote.
    Prandaj, këtë gjëmë që të gjeti, e ke nga grykësia jote.
    Mos u kruaj me këtë vënd që të dha gjithëçka, dhe ti nuk po lë kusur pa thënë.
    Ti je një hiç o Çome, i dalë nga hiçi. Ky vënd të bëri njeri. Ti je i pa besë. Nuk je burrë. Je mut burrë.
    Pirdhu nashti.

    Reply
  2. Lexuesi says:
    2 months ago

    Bravo 4 agosto,jam në një mëndje me ty,për ato që shkruan për këtë plehra.

    Reply
    • Quatro….. says:
      2 months ago
      Reply
  3. ppa says:
    2 months ago

    Bukur fare, na lodhe me keto shkrime, sikur po shkruan per Zerin e Popullit….!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

September 25, 2026
Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

September 25, 2026
Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

September 25, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

“Jo propagandë, përgjegjësi dhe transparencë”- PD reagon për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël!

September 25, 2026
Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

September 25, 2026
Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

September 25, 2026
Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

September 25, 2026
“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

September 25, 2026
Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Rregulla të reja në zonën “Schengen”, Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët!

September 25, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com