• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

by A R
16/09/2026 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikanët shqiptarë po vijojnë me reagimet e tyre kundër vendimit të marrë nga gjyqtarët e Hagës për çlirimtarët e Kosovës. Reagimi i radhës ka ardhur nga politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili njëjtë si homologët e tij shpreh haptazi zhgënjimin e tij për burgosjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.

Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë.

UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, që rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces. Po ashtu, sot Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit; dhe potencoi se UÇK kishte pasur objektiv pavarësinë e Kosovës, objektiv ky që edhe u arrit. Këto janë fakte që duhet të kujtohen sa herë që dikush përpiqet ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale” shkruan Ahmeti në reagimin e tij.

Më tej, politikani i RMV-së vijon reagimin e tij duke theksuar se procesi gjyqësor ndaj çlirimtarëve nuk përfundon këtu. Ahmeti njëjtë si politikanët e tjerë thekson se beteja juridike për katërshen e UÇK-së do të vijojë më tej në Gjykatën e Apelit. Në përmbyllje të reagimit të tij për vendimin ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit, kreu i LBDI-së thekson se sakrificat e një populli për të çliruar vendin e tyre nuk duhet të vendosen bankën e të akuzuarve.

Reagimi i plotë i Ali Ahmetit: 

Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.

Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë.

UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, që rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces. Po ashtu, sot Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit; dhe potencoi se UÇK kishte pasur objektiv pavarësine e Kosovës, objektiv ky që edhe u arrit. Këto janë fakte që duhet të kujtohen sa herë që dikush përpiqet ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale.

Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh të pretenduara gjatë viteve 1998-1999. Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.

Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.

Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve.

Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel.

Next Post
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

November 1, 2026
Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

November 1, 2026
Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

November 1, 2026
Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In