• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alarmi i shkencëtarëve: Bota po përballet me krizën e ujit

by A R
02/11/2015 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët thonë se bota është duke përjetuar një mungesë të ujit të pastër, dhe kjo vetëm do të keqësohet për shkak të shtimit të popullsisë dhe ndryshimeve klimatike. Fotografitë që tregojnë se si mungesa e ujit është duke ndikuar tek njerëzit në mbarë botën mund të shihet në Akuariumin e Paqësorit në qytetin Long Beach, në Kaliforni. Ky është edhe vendi ku ekspertët diskutuan seriozitetin e problemit dhe zgjidhjet për të.

Uji është vazhdimisht në mendjet e njerëzve që jetojnë në pjesën perendimore të Shteteve të Bashkuara pasi ka patur mungesë të tij për disa vite. Kjo është thatësira më e madhe në historinë e Kalifornisë. Por perëndimi amerikan nuk është i vetmi vend i etur për ujë.

“Më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zona me pakicë të ujit dhe sipas Kombeve të Bashkuara numri do të rritet me dy të tretat deri në vitin 2025, më pak se 10 vjet më pas.” thotë eksperti Jerry Shubel.

Sasia e ujit në tokë nuk ka ndryshuar për miliarda vjet. Por raporti mes ujit të pijshëm dhe atij të kripur ka ndryshuar, thotë Jerry Schubel me Akuariumin e Paqësorit. Ka edhe faktorë të tjerë që janë duke krijuar një mungesë të ujit të pijshëm: “Në pjesën më të madhe të botës, mungesa e ujit të pijshëm është një krizë në rritje që do të shtohet nga ndryshimet klimatike dhe shtimi i popullsisë.”

Schubel thotë se shumica e popullsisë së botës jeton në vende që kanë ujëra të përbashkëta, por shumë nga këto vende nuk kanë marrëveshje sesi ta ndajnë ujin.

“Dhe shumë nga këto rajone janë në zona me trazira politike: Afrika Veriore, Gadishulli Arabik dhe Azia Qendrore, Jugore dhe Jugperëndimore. Popullsia agregate në këto zona pritet të trefishohet deri në fund të shekullit. Kështu që mungesa e ujit mund të bëhet pikë konflikti rajonal dhe ndërkombëtar.”

Shkencëtarët thonë se diskutimet janë hapi i parë për të zgjidhur krizën e ujit. Shkripëzimi i ujit të detit është gjithashtu një opsion, por kjo vjen me një çmim, thotë Kevin Ëattier i cili ka menaxhuar departamentin e ujit në Long Beach për 14 vite.

“Do të kushtonte të paktën dy ose tre herë më shumë të shkripëzojmë ujin e detit sesa kushton uji i importuar. Do të shtonim karbonin global përmes procesit të shkripëzimit,” thotë eksperti Kevin Wattier.

Ndërsa Schubel thotë se problemi i mungesës së ujit mund të zgjidhet vetëm në se vendet punojnë së bashku: “Ne do të furnizonim të gjithë në këtë planet me ujë të pastër dhe ujë për të rritur drithërat e tyre. Por kjo kërkon para, teknologji, vullnet politik dhe bashkëpunim. Dhe përvoja e ndarjes kërkon vendime të përbashkëta në nivele ndër-qeveritare.”

Next Post

E tepruar. Festë në rrugë të Prizrenit pas fitores së Erdoganit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

September 25, 2026
Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com