• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për lejet mjedisore, qeveria: Ja e vërteta

by A R
27/02/2016 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka reaguar në faqen zyrtare Transparenca.al pas akuzave të PD për abuzime me dhënien e lejeve mjedisore.

Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi, pretendon se qeveria shqiptare ka dalë kundër direktivave të BE-së mbi lejet mjedisore. Sipas përfaqësuesit të PD-së, Ligji nr. 10448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, i hartuar sipas kërkesave të BE-së përjashtoi nga detyrimi për leje mjedisore rreth 70% të aktiviteteve ekonomike në vend. Ndërkohë që me ndryshimet ligjore të vitit 2014, Partia Demokratike pretendon se po detyrohen të pajisen me leje mjedisore ato aktivitete që ishin hequr nga ekspertët e huaj dhe për të cilat nuk kërkohet leje mjedisore as në vendet e BE-së.

Për lejet mjedisore:

Në sqarim të pretendimeve të ngritura nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike sqarojmë se direktiva e BE-së 2008/1/EC për ndotjen industriale, e cila përcakton që vetëm aktivitetet me ndikim të madh në mjedis duhet të pajisen me leje mjedisi, pra me leje te tipit A, është e traspozuar në legjislacionin shqiptar 100%, me anë të shtojcës 1 të ligjit “Për lejet e mjedisit”.

Për sa i përket instalimeve industriale që kanë kapacitet më të ulët se aktivitetet që klasifikohen me leje të tipit A, direktiva i njeh të drejtën vendeve anëtare të përcaktojnë mënyrën e licencimit dhe monitorimit të këtyre aktiviteteve. Në vendin tonë kjo është zgjidhur nëpërmjet lejeve te tipit B dhe C.

Pavarësisht se direktiva nuk i rregullon me nivele të gjitha aktivitetet, asnjë vend i Bashkimit Europian nuk lejon asnjë aktivitet, me ndikim sado minimal në mjedis, që të mos pajiset me dokumentacionin mjedisor përkatës, si dhe të kenë për detyrë vetmonitorimin e vazhdueshëm të emetimeve të ndryshme në ajër, ujë dhe tokë. Madje edhe praktika e dhënies së këtyre lejeve është e njëjtë me vendet e BE-së, pasi në vendin tonë janë Agjencitë Rajonale të Mjedisit të cilat lëshojnë lejet e tipit C, ashtu siç në vendet e BE-së janë autoritetet lokale ose rajonale që japin miratimin për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.

Ndërkohë që amendimi i ligjit “Për lejet mjedisore”, i miratuar më datë 19.06.2014, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve në drejtim të Ministrisë së Mjedisit, për aktivitete që gjeneronin zhurmë, tymra dhe aroma të pakëndshme,  por që nuk kishin detyrim për tu pajisur me leje mjedisi. Ligji i ri, adresoi edhe faktin që në vitin 2013 Ministria e Mjedisit trashëgoi një informalitet të frikshëm mjedisor, ku mbi 90% e subjekteve me ndikim në mjedis nuk ishin të pajisur me leje mjedisore, madje nuk kishin as informacion se duhej të ishin të pajisur me një të tillë.

Next Post

Romanca e Sonit me një djalë më të vogël, kush është i dashuri i ri i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështon tentativa e dytë e emigrantëve nga Maroku për të hyrë në Ceuta, 111 persona të arrestuar

Dështon tentativa e dytë e emigrantëve nga Maroku për të hyrë në Ceuta, 111 persona të arrestuar

August 16, 2026
Plas mes organizatorëve! Gazetarja ironizoi protestën, aktivistët “i sulen”: Negativitet! Po merrni në qafë popullin…

Plas mes organizatorëve! Gazetarja ironizoi protestën, aktivistët “i sulen”: Negativitet! Po merrni në qafë popullin…

August 16, 2026
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Eksploziv në banesën e Ylli Zallës, gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

August 16, 2026
Dron i paidentifikuar pranë kufirit me Moldavinë, ndërhyjnë avionët e NATO-s

Dron i paidentifikuar pranë kufirit me Moldavinë, ndërhyjnë avionët e NATO-s

August 16, 2026
“I gjithë kati ishte në flakë”/ Zjarrfikësi rrëfen tmerrin në hotelin e Vlorës: Pushuesit nuk dilnin dot nga shkallët

“I gjithë kati ishte në flakë”/ Zjarrfikësi rrëfen tmerrin në hotelin e Vlorës: Pushuesit nuk dilnin dot nga shkallët

August 16, 2026
Zjarr në një agroturizëm në Finiq! Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një agroturizëm në Finiq! Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

August 16, 2026
Rikthehet aleanca Trump-Musk/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Rikthehet aleanca Trump-Musk/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

August 16, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

“Ku ishin pyetjet për Veliajn?”/ Kritika nga Holanda: Europa reagoi për İmamoğlu, por heshti për kryebashkiakun e Tiranës

August 16, 2026
Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

August 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com