• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktori Karafil Shena tregon jetën e tij, nga fitorja në Akademinë e Arteve tek emigrimi në Greqi

by A R
26/03/2022 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori Karafil Shena thotë për “MCN” se bën një punë që i ka pëlqyer qysh herët, pasi edhe shkollën e mesme e ka bërë shkollë aktrimi te “21 dhjetori”.

Duke ndarë detaje nga jeta e tij, Shena tha se në shkollën që ka studiuar kishte degë aktrimi, për muzikë, skulpturë, etj., duke e cilësuar si një fidanishte për të vazhduar në Akademinë e Arteve, me konkurs.

Për konkurs mund të përgatisje disa materiale, një monolog, tregim, fabul. Kam një tregim që më pëlqente shumë, një tregim i Dhimitër Xhuvanit, “Trasta me gur”. Një djalë 12 vjeç, që rreth viteve ’30, nëna nuk kishte çfarë ti vinte diçka kur shkonte me dhi, por i çonte ca gurë që fshjati të mendonte se kishte bukë. Në juri ishte Agim Qirjaqi, Mevlan Shana. Doja të më vlerësonin për atë që do jepja, doja një mik që të më jepte hakun. Nuk e gjeta! Fitova që herën e parë. Ka qenë një moment shumë i mirë. Unë kam qenë në kurs me Arben Imamin, Ardian Cergën.

Aktori tregon se jeton në fshatin Mesopotam, ndërsa për 23 vjet ka qenë në Greqi, pasi iku në vitin 1993. Lidhur me jetesën në fshat, tha se ishte me dëshirë pasi aty është rritur.

Lidhur me periudhën e emigracionit, ai tha se jo të gjithëve iu bie në pjesë ta bëjnë. Sipas tij, emigracioni nis me hall, pastaj vazhdon me ku do të dalësh.

Vete në fillim për të mbijetuar, për të gjetur një punë. Greqia gjithmonë ne na duket sikur gjetëm parajsën, por ishte një vend i vështirë, dhe nuk ishte mësuar me emigrantë të hyrë nga malet, nga fushat. Kishte ca filipinezë që ishin nëpër shtëpi dhe nuk i shqetësonin. Kur hynë ish-vendet socialiste gjëja mori përmasa të tjera. Grekët nuk na pritën keq, por shteti vonoi shumë për të na bërë me letra. Letrat e para i kam marrë në 1998. Kam bërë teatër atje, me një trupë greke. Më ndihmoi dikush që i përkiste të majtës. Kam filluar të luaj teatër në vitin 2000. Aty dhe aktorët e tyre nuk rrojnë tamam me profesionin e tyre, por përveç teatrit komercial, pasi ka konkurrencë shumë të madhe. Athina ka 150 teatre, kjo e bie dhe nivelin, e bie konkurrenca. Një nga problemet që ka teatri ynë është se nuk ka konkurrencë. Nuk ke me kë matesh. Dhe në Greqi, shfaqjen e parë të ndihmon shteti. Arti në përgjithësi është eksperimental dhe do ndihmuar.

/a.r

Next Post

Spartak Ngjela vendos “bast”: Berisha nuk bëhet dot kryetar i PD, do pranojë marrëveshje juridike me demokratët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com