• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spartak Ngjela vendos “bast”: Berisha nuk bëhet dot kryetar i PD, do pranojë marrëveshje juridike me demokratët

by A R
26/03/2022 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela beson se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do tëjetë lideri i ardhshëm i PD dhe se do të pranojë marrëveshje ligjore me PD zyrtare. Në një studio televizive, ish-deputeti demokrat tregoi se ish-lideri historik i PD ka frikë të përmendë se do garojë për postin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare. Sipas tij, nëse duhet të realizohet marrëveshje bashkimi të PD, Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit duhet të pranojnë marrëveshje juridike me PD zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Kur nuk kemi fakte, prandaj vendosim bast. Duke u konsultuar në faktet juridike, nuk del dot Saliu kryetar. Edhe Saliu kur e pyesin, i bie rrotull. Nukdo ti trembë të tjerët që të thotë se po garon. Nëse konkurron dhe pëson aksident, ai bën dëm. Nëse do bashkim, do pranojë marrëveshje. Duhet një marrëveshje juridike, se janë ndarë politikisht. Shembulli më i mirë i bashkimit politik e ka dhënë Italia pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. E majta e djathta u bashkuan pas Luftës sëFtohtë duke pranuar qëtë gjitha fjalët e thëna për njëra-tjetrën janë nul. Pastaj e vazhduan bënë marrëveshje. Basha deputet?  E shikon, Berisha është tërhequr”, u shpreh fillimisht Ngjela.

Ngjela: Berisha duhej ta padiste Blinkenin në SHBA

Në vazhdim të emisionit, avokati Spartak Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha e ka humbur betejën ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit për padinë e shpifjes. Në gjykimin e tij, Ngjela arsyetoi se Berisha nuk ka juristë të zotë pasi duhej ta kishin dërguar çështjen në një gjykatë amerikane. Për të, Berisha e ka pranuar indirekt fajësinë se ka kryer korrupsion dhe ka dëmtuar demokracinë në Shqipëri pasi kanë tejkaluar afatet ligjore të padisë së tij. Ngjela pretendon se Berisha duhej të kishte nënshtetësi franceze për ta dërguar padinë ndaj Blinken në një gjykatë franceze.

”Ligji amerikan është dekret, jo vendim gjykatë. Ka afat ta çojë në gjykatë. Ky e çon nëFrancë, humbi afatin. Po humbe afatin, ke pranuar fajësinë. Nuk gjeti dot avokatin e madh. Ajo është gjykatë e pavarur. Berisha nuk ka këshilltarë ligjorë. Faktet e akuzës jepen në gjykatë, jo rrugë. Do ta çojë në gjykatë DASH ose jo, ai është problem tjetër. Këta kanë humbur afatin dhe gjithçka. Berisha gaboi sepse nuk është nënshtetas francez. Duhej të ecte në drejtimin të mos e përfshinte në betejë legale partinë. Nëse humbet procedurën në gjykatë kombëtare, e çon në ndërkombëtare”, vazhdoi më tej Ngjela.

Në vazhdim të emisionit, ish-deputeti i PD kritikoi Berishën që nuk i dërgoi ndryshimet statutore në organet legale të PD. Edhe pse Gjykata e Tiranës miratoi ndryshimet statutore të Kuvendit demokrat të 11 dhjetorit, Ngjela këmbënguli se vendimi ende nuk ka fuqi pasi është kontestuar nga PD zyrtare. “Nuk e kemi parë vendimin. Po sikur vendimi të thotë gjatë arsyetimit se duhet të regjistrosh ndryshimet statutore dhe po të nxjerrësh partinë?Pse nuk e çoi brenda strukturave të partisë? Çdo konflikt zgjidhet në gjykatë. Pse nuk e çoi në strukturat legale të partisë? Vendimi s’ka hyrë në fuqi, ata e kanë atakuar. Deri tani nuk ka marrë gjë. S’është kryetar. Nuk do marrë gjë. Është bast. Saliu nuk del dot kryetar”, përfundoi Spartak Ngjela.

/a.r

Next Post
“Dorëzoni armët”/ Rusët rrëmbejnë kanalin televiziv ukrainas dhe transmetojnë një mesazh të rremë nga presidenti Zelensky

Zelensky kërkon dialog serioz dhe jep shifrat: Mbi 16 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 11 Shtator 2026

September 10, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës fryn buxhetin, në mars-korrik u arkëtuan 18 milionë euro

September 10, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Procesi në Hagë, Prokuroria: Thaçi udhëhoqi një skemë për ndikimin e dëshmitarëve nga paraburgimi

September 10, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Bllokimi i pagave / Gjyqtarët e prokurorët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj dhe drejtuesit e Thesarit

September 10, 2026
Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

September 10, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

“Helsinki” letër Burgut 313: Jepini fund shkeljes së të drejtave të ish-presidentit Meta

September 10, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Debati për pagat e gjyqtarëve, Gogu: Vendimin do ta marrë Kuvendi

September 10, 2026
Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

September 10, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Ndërtimet pa leje, qeveria ndryshon ligjin: Poseduesit fitojnë të drejtën e parablerjes

September 10, 2026
“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com