• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti/ Dy akuzat zyrtare, çfarë rrezikon Rakipi

by A R
14/08/2017 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj deputetit të PDIU, Aqif Rakipi, në lidhje me aksidentin e ndodhur tri ditë më parë, ku humbi jetën shtetasi Sait Sorra, 54 vjeç. Akuzat e ngritura ndaj deputetit që po hetohet në gjendje të lirë, janë “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Kjo akuzë e fundit mësohet se është “shtuar” e formuluar nga prokuroria pas analizimit të provave e rrethanave të ngjarjes, edhe pse rezulton se policia nuk e ka referuar çështjen për një vepër të tillë.

“Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë për shtetasin Aqif Rakipi, 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin Sait Sorra, 54 vjeç, banues në fshatin Kashar. Neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë, publikuar ditën e djeshme.

Siç duket nga kjo komunikatë, policia e ka referuar në prokurori çështjen e deputetit vetëm për një vepër penale, që është ajo e parashikuar nga neni 290. Ky nen në Kodin Penal parashikon veprën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas paragrafit të dytë të këtij neni, “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”.

Nga ana tjetër, deputeti i PDIU, po hetohet nga prokuroria edhe për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 273 i Kodit Penal ku thuhet: Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Deputeti i Elbasanit, Aqif Rakipi shkaktoi një aksident me vdekje, teksa drejtonte makinën në autostradën Tiranë – Durrës tri ditë më parë në orën 04.41 të mëngjesit. Rakipi përplasi me makinë një 54-vjeçar, në momentin që ai zbriti nga një fugon përballë tregut agro-ushqimor dhe po tentonte të kapërcente trafikndarësen.

Sipas Policisë së Tiranës ngjarja ndodhi në orën 04:41, të paktën sipas raportimeve që dëshmitarët kanë bërë duke telefonuar në sallën operative. Deputeti i PDIU, është larguar nga vendi i ngjarjes duke u paraqitur në Komisariatin nr.2, 10 minuta pasi kishte shkaktuar aksidentin.

Policia tha se Rakipi është paraqitur në Polici në orën 04:51, bashkë me automjetin tip “Mercedez Benz S-Class”, me targë AA 002 CY, që ishte i dëmtuar në pjesën e përparme. Ai ka deklaruar se kishte përplasur një këmbësor me makinë në autostradë dhe për këtë arsye po dorëzohej./panorama

Next Post
Thatësira shteron Fierzën, mbi 80% e energjisë vjen nga importi

Prodhimi vendas në nivele minimale, KESH siguron energji nga importi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

September 14, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com