• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ai nuk mund ta vriste veten”, apeli i djalit të 54-vjeçarit të zhdukur

by A R
01/04/2018 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U shpall i zhdukur nga Policia, ende mister fati i 54-vjeçarit Nazmi Goxhaj.

Prej 10 ditësh një 54-vjeçar nga Fieri është shpallur i zhdukur dhe pavarësisht kërkimeve nga ana e Policisë, ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e Nazmi Goxhajt.

Ai humbi kontaktet me familjarët vetëm një ditë pasi ishte kthyer nga Greqia për në banesën e tij në Patos. Familjarët e Goxhajt dyshojnë se i afërmi i tyre është mbytur në ujërat e lumit Seman.

Nga Holanda ka ardhur i biri për të gjetur babain e tij të zhdukur. Erges Goxhaj u njoftua nga familjarët se babai i tij, Nazmi Goxhaj, kishte shkëputur kontaktet me ta që prej datës 21 mars.

I riu nuk beson se babai i tij ka kryer vetëvrasje dhe thotë të gjendet trupi për t’i dhënë fund dyshimeve të tij.

“Ai person nuk e vriste veten, nuk hidhej ai nga ura të vriste veten, unë për Nazmi Goxhajn jap jetën se nuk e vriste veten ai, se ishte mirë me shtëpi, me toka në Greqi me qira, unë në Holandë me punë, vëllai i vogël në Athinë në spital. Kemi bërë denoncim në Polici dhe ata bëjnë punën e tyre, po kanë kaluar 10 ditë, dua të gjej trupin e babait tim”, ka thënë Ergesti.

Babai i tij, Nazmi Goxhaj, ishte kthyer nga Greqia 10 ditë pasi ishte kthyer gruaja e tij. Pas denoncimit në Polici, banorë të zonës së Semanit deklaruan se kishin parë një burrë që po mbytej në lumë. Por që nuk kanë mundur t’i japin ndihmë.

“Ne e pamë që bërtiste dikush në lumin Seman. I folëm, por në pak minuta na u zhduk. Vetëm kokën i shikonim. Ishte duke u mbytur”, kanë thënë punëtorët e disa serave në anë të lumit.

Nga hetuesit mësohet se, 54-vjeçari që prej datës 21 mars është nisur nga Athina pa dijeninë e askujt për t’u kthyer në Shqipëri. Ndërkohë që 10 ditë para tij, në Shqipëri kish ardhur edhe bashkëshortja e vet. Ditën e largimit nga banesa, ka qenë djali i vogël i tij që ka vënë re largimin e të atit, ndërsa ka thënë se para largimit kish marrë nga shtëpia 100 euro.

Djali ka lajmëruar nënën e vet, duke i thënë se babai ishte larguar pa lajmëruar.

Pas kësaj, e shoqja ka bërë një deklarim në Polici në datën 23 mars, duke e shpallur në kërkim si të zhdukur. Pas kësaj, Policia ka verifikuar se Nazmiu kishte udhëtuar me agjencinë “Top Line” dhe ka kaluar kufirin po atë ditë.

Po ashtu, nga verifikimi i kamerave është parë se 54-vjeçari ka ardhur në orët e mbrëmjes deri te pallati ku banonte në Patos. Po ashtu, të nesërmen në mëngjes ai është parë të dalë nga shtëpia dhe është larguar pa lënë gjurmë. Kanë qenë disa banorë që kanë denoncuar se kishin parë një person duke u mbytur në lumë, rreth 800 metra larg tyre.

Edhe pse banorët i kanë bërë thirrje të notonte në të kundërt të rrymës së ujit duke i shkuar në ndihmë, vetë personi nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar, duke lënë të kuptohej që po vetëmbytej. Policia e Fierit, forcat Renea dhe përforcime nga pyjorja, kanë disa ditë që po kërkojnë trupin e tij, por ende pa rezultat./panorama/a.m.

Next Post
FOTO/ Valixhja e rrezikshme… rezulton thjesht me rroba

FOTO/ Valixhja e rrezikshme... rezulton thjesht me rroba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Tetor 2026

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com