• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmeti zbulon prapaskenat e forta: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, do kishte luftë për territore!

by E B
14/04/2026 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka zbuluar se para nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit i është propozuar në tavolinë ndarja e Maqedonisë. Në një intervistënë A2 CNN ai tha se kjo do të sillte pasoja të rënda. Ahmeti theksoi se propozimi i kishte ardhur nga qeveria e atëhershme maqedonase, e drejtuar nga Ljubčo Georgievski, por u refuzua pasi sipas tij do të çonte në luftë për territore dhe zhvendosje masive të popullsisë.

“Ne kemi pranuar marrëveshjen paqësore të Ohrit si zgjidhje më e mirë, vërtetë kompromis, por zgjidhja tjetër nuk ishte aq e lumtur, nuk ishte aq e mirë, por ishte e dhimbshme edhe për maqedonët edhe për shqiptarët, sepse mua mu vendos në tavolinë propozimin për ndarjen e Maqedonisë, nga qeveria e Maqedonisë, kryeministër Gjeorgjevski.  Mirëpo nuk ishte zgjidhja më e mirë, ishte zgjidhje që do shkaktonte përplasje shumë më të mëdha. do merrte shumë jetë njerëzish sepse lufta do zhvillohej për territore. Sepse ai propozim i Georgevskit e përkufizonte dhe nga 30% shqiptarët sa janë në Republikën e Maqedonisë në një hapësirë territori diku rreth pesë gjashtë % kryesisht ishte Tetovë, Gustivar dhe vendlindja ime Zajazi dhe Oslomeja. Po pa Kërçovën, pa Strugën, pa Shkupin, pa Kumanovën, pa Prespën, pa Manastirin, pa Velesin që Ohrin. E dhimbshme për të dy palët. Duheshe të dëbohen 260.000 shqiptarë nga tokat e veta dhe 60.000 maqedonas të dëbohen gjithashtu nga tokat e veta që jetonin në pjesën e me shumicë  shqiptare. Dhimbja do ishte e njëjtë për të dy palët”, u shpreh ai.

Sipas Ahmetit, zgjidhja më e mirë mbeti Marrëveshja e Ohrit, pavarësisht se ishte kompromis dhe nuk kënaqi plotësisht asnjërën palë.  Ahmeti kujtoi se marrëveshja solli përparime të rëndësishme për shqiptarët, si legalizimi i Universitetit të Tetovës, rritja e përfaqësimit në institucione dhe përdorimi më i gjerë i gjuhës shqipe.

“Nuk jam i penduar sepse nuk i shkaktova dhimbje më të mëdha as shqiptarëve, por as edhe maqedonasve. Nuk u shkaktova dhimbje dhe nuk pendohem për këtë zgjidhje. Dhe marrëveshja përparoi mjaft. U legalizua Universiteti i Tetovës. Gjuha shqipe hyri në fillimet e saj në përdorim, në institucionet e shtetit, presidenca, qeveria, kuvendi, të gjitha janë edhe në gjuhën shqipe. Materialet filluan të komunikojnë, pasi u miratua ligji përdorimin e gjuhëve, se para përdorimit të gjuhëve ishte përdorimi i kufizuar. Shqiptarët përparuan në administratë nga 2%, 1%, 0.5%, 5% nëpër institucion që ishin të përfaqësuar shkoi përfaqësimi në 21-22%. Pas miratimit të ligjit të gjitha institucionet qëndrore të gjithë me mbishkrim në gjuhën shqipe, ministritë,  filloi komunikimi me komunat në dy gjuhët edhe në gjuhën shqipe, sepse se gjuha shqipe sipas marrëveshjes së nënshkruar dhe të garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO, gjuhën të cilën e flasin mbi 20% në Republikën e Maqedonisë atëherë ishte ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj në të gjitha institucionet shtetërore, në të gjitha nivelet, siç do të përcaktohet me ligj dhe ne për 15 vite nuk e kemi mbyllur ligjin e gjuhës, e kemi avancuar, kemi bërë ca hapa”, theksoi ai.

Next Post
Zjarr i madh në Tiranë, helikopteri në ndihmë të zjarrfikësve

Zjarr i madh në Tiranë, helikopteri në ndihmë të zjarrfikësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In