• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abone falas për pensionistët, Bashkia e Tiranës zbulon si do funksionojë skema

by A R
27/11/2024 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari I Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka sqaruar mënyrën si do të funksionojë skema për marrjen e aboneve falas për pensionistët.

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Seferi bëri me dije se janë 177 mijë pensionistë të cilët do kenë mundësinë që nga 1 janari i 2025-ës të pajisen me abone falas për transportin publik.

Ai shtoi se pensionistët të cilët do duan të pajisen me abonenë falas, do duhet që fillimisht të paraqiten pranë njësive administrative për të çekuar kartën ID dhe përmes sistemit bëhet regjistrimin i personave që lëvizin me transportin publik.

“Kemi plot një muaj për të punuar. Është platformë që po përgatitet. Duhet të paraqiten pranë njësive administrative ku do çekojnë kartën  ID dhe ato përmes sistemit bëjnë regjistrimin e atij që lëviz. Nga 177 mijë, nuk lëvizin të gjithë dhe s’mund të emetohen bileta për këto.

Kush ka nevojë që lëviz me transport publik, shkon te njësia, çekon numrin e kartës ID dhe shkon tërheq abonenë.

Po bëjmë minimumin e procedurave që të jemi sa më pranë dhe të ketë sa më pak teknikalitete”, u shpreh Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë theksoi se transporti publik në kryeqytet, po kalon revolucion të plotë.

“Pjesa e transportit publik nuk është thjesht vendim segmentar, por proces që nga 2015-ta e deri sot. Janë 177 e 980 mijë pensionistë që do përfitojnë. Kemi 14 % të të moshuarve që lëvizin me transportin publik, për të moshuarat mbi 60-vjeçdhe të moshuarit mbi 65 vjeç, që do hyjë në fuqi më 1 janar 2025. Transporti publik në Tiranë po kalon revolucion të plotë. Gjithmonë e më tepër të kanalizojmë dhe klasifikojmë prioritar transportin publik. Në një ditë në urbanët e Tiranës ka rreth 200 mijë lëvizje”, shtoi ai.

/a.r

Next Post
‘Skandali’ i fëmijës së jashtëligjshëm të aktorit ndez debat kombëtar

‘Skandali’ i fëmijës së jashtëligjshëm të aktorit ndez debat kombëtar

Comments 1

  1. L. Xh says:
    1 year ago

    Akoma doni ti SHKËEDHENI pensionistet ?
    E pse duhen sorollatur të ngratit ?
    Shko këtu e pirdhu aty ?
    Ngjit pesë kate shkallë, njesie adm. lagjeje, mbaj edhe një apo dy orë rradhë e përse ?
    Për një klikim karte identiteti ?
    E pastaj shko merr kartë diku tjetër, duke i rraskapitur të ngratët, duke u a pëlcitur buzën, duke ju sharë e mallkuar.
    Turp.
    Në tërë botën, ecet me ID kartë.
    Pse duhet aboneja ?
    Siç duket infeksioni burokratik, paska rrënjë të thella koruptive.
    Nuk e dij në se qëllon e lexon K/M Rama, se ai do t’ju a martojë mamatë juve ronxhobonxhove të bashkisë Tiranë.
    Korupsion, paaftësi, mediokritet, frikacakë.
    Ky është përkufizimi për administratën urdhërdhënëse të Bashkisë Tiranë.

    Reply

Leave a Reply to L. Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

February 11, 2026
Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

February 11, 2026
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

February 11, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

February 11, 2026
Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike

February 11, 2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In