• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Skandali’ i fëmijës së jashtëligjshëm të aktorit ndez debat kombëtar

by A R
27/11/2024 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e një aktori koreano-jugor se i është  babai i një fëmije me një grua që s’është i martuar, ka ndezur një debat kombëtar për sjelljen e të famshmëve dhe strukturën jo tradicionale të familjes.

Jung Woo-sung, një yll i kinemasë koreano-jugore tha se është babai i djalit të sapolindur të modeles Moon Ga-bi.

35-vjeçarja postoi në Instagram për lindjen e djalit, por pa zbuluar atësinë dhe shkroi se shtatzënia ishte “e papritur” dhe ajo ishte “plotësisht e papërgatitur për lajmin”.

Dy ditë më vonë, agjencia e aktorit 51-vjeçar nxori një deklaratë ku konfirmonë se “foshnja që Moon postoi në rrjetet e saj sociale është djali i Jung Woo-sung”. Në deklaratë thuhej se Jung dhe Moon po “diskutonin për mënyrën më të mirë për të rritur fëmijën”.

E gjitha ngjalli një zemërim të përgjithshëm, opinione të publikuara në tabloide, debat online dhe komente nga politikanët. Përgjithësisht reagimi është kritik kundrejt Jung i cili ka një karrierë të  konsoliduar në Korenë e Jugut që e ka kthyer në një emër prestigjioz.

Shumë analistë besojnë se aktori ka njollosur imazhin e pastër, ndërsa të tjerë shprehin keqardhje që ish-Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët “s’mund të pranojë fëmijën e tij”.

Një sondazh i fundit në Kore ka treguar se 37% e njerëzve besonin se ishte e pranueshme që të kesh një fëmijë jashtë martese duke shënuar një rritje prej 15% nga viti 2012. Nga ata që u shprehën se martesa ishte e nevojshme, mbi 72% ishin mbi 60 vjeç dhe duket se të rinjtë kanë më shumë premisa për të mos e pranuar këtë këndvështrim.

Disa të tjerë e kanë mbrojtur Jung duke thënë se “të vendosurit për të jetuar me dikë është një zgjedhje shumë personale dhe ekzistenciale”.

Korea e Jugut  njihet për presionin e lartë në industrinë e argëtimit ku të famshmit duhet t’u përmbahen standardeve shumë të larta shoqërore dhe vëzhgohen tmerrësisht.

/a.r

Next Post
Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In