• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

by Ben Andoni
11/02/2026 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk është se Rama po i zhgënjen njerëzit vetëm nga qeverisja, sjelljet dhe arrogancën e tepruar, si edhe monologët patetike në podcast-in e vet (kur radhë kupton se cili është dhe për çfarë duhet i ftuari), por ai është bërë i lodhshëm me mënyrën sesi po e administron pushtetin e tij. Autokracia e tij nuk është më bezdisëse apo e lodhshme, por torturuese, kur shqiptarët nuk marrin më dot përgjigje për përditshmërinë e tyre. Kinse betejat e tij me institucionet (me Drejtësinë së fundmi) në fakt s’janë ato normale që i duhen demokracisë, duket hapur se i shërbejnë vetëm mbijetesës së tij politike dhe interesave të shpurës që e rrethon. Ka kohë që vizioni i tij është larg realitetit. A mund të bëhej vallë, në kushte të ngjashme, një pushtetar autokrat i mirë që të mendonte se përmes dorës së ashpër do zvogëlonte informalitetin dhe afronte mirëqenie dhe paqësi për shqiptarët? Duket e pamundur, nga ana e tij. Akoma më shumë kur flet për\dhe me njerëzit. Në shumë nga daljet publike dhe sidomos para njerëzve, në ato pak raste kur nuk udhëton jashtë vendit, kryeministri ‘socialist’ Rama flet vazhdimisht në emër dhe për popullin. Ashtu ka bërë para tij, paraardhësi Berisha, ardhur nga komunistët dhe shndërruar në demokrat. Më shumë se të dy bashkë, por me dalje shumë më të radha publike e bëri Enver Hoxha, lideri absolut komunist, kulti i të cilit ishte i padiskutueshëm. Dhe, para tij monarku i vendit, Zogu 1. Ky i fundit, madje u premtoi shqiptarëve se do të vishte opingat dhe do t’i rezistonte Italisë fashiste në krah të tyre. Sesi rrodhën punët, duke nisur argumentimin pas, ia vlen t’i kujtojmë me një penelatë. Disa orë pas pushtimit fashist, mbreti udhëtonte të shpëtonte kokën me makinën e falur nga Hitleri bashkë me të birin (disa ditësh) drejt kufirit juglindor. Skamja që do të vërenin italianët u bë pjesë e narrativës që ata ngritën për pushtimin dhe hedh disi poshtë dhe atë që thuhet sot për begatinë zogolliane! Komunistët e pas Luftës së Dytë Botërore e lanë vendin në një varfëri ekonomike dhe zbrazëti psikologjike të paimagjinueshme, aq sa imazhet e shqiptarëve dhe peizazhit natyror-social-ekonomik të fillim viteve ‘90 janë skalitur thellë në kujtesën kombëtare. Kurse Berisha e përcolli drejt epilogut të turpshëm në batakun e viteve 1997-1998, ku veç piramidave mashtruese, shqiptarët mbetën viktimë e makutërisë dhe sidomos panginjes kolektive për të jetuar papunuar. Rama disa vite më vonë trashëgoi një shtet me probleme që u mundua ta reformonte por që dora-dorës ka dështuar, paçka ritmit të mëtuar evropian.

Në ditët e sotme, presioni mbi njerëzit për përditmërinë është i lodhshëm, kurse segmente të administratës janë verbuar dhe sillen keqazi. Korrupsioni është temë e dhimbshme, por që s’përbën më lajm para shpresës! Në masë të pashpresë, shqiptarët e rinj po kërkojnë emigracionin, aqsa popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart llogaritet të arrijë në 26.4% në vitin 2050. Ekonomistët e përcaktojnë në ekuacionet e tyre se çdo rritje prej 10 % e moshës së pensionit (65 vjeç) ndikon në uljen e PBB-në për frymë në gati gjysmën e kësaj shifre. Dhe arsyet dihen: sa më pak punësim dhe induktim të fuqisë së re dhe të arsimuar punëtore aq më i ulët është produktivitetit të punës dhe zhvillimi i një ekonomie. Ky është modeli i vendeve në zhvillim. Projeksionet e rritjes së përvitshme paçka se ato nuk thonë gjithnjë mirëqenie për njerëzit, i shërbejnë një grupi, me anë të cilëve po llogaritet dhe rritja. Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 3.1% në 2026, paçka problemeve të politikave tregtare globale në raportin e publikuar nga Banka Botërore. Kjo rritje ekonomike e parashikuar mëton të ndikojë në uljen e varfërisë në vendin tonë, teksa do të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe të ardhurave nga turizmi. Deri tani kjo s’ka ndodhur, kurse modeli përmes turizmit nuk është se shihet me aq optimizëm, nga specialistët, sepse po i bën shqiptarët shërbyes në pronat e tyre.

Pyetja që lind natyrshëm është se për çfarë i duhet Ramës kjo fuqi e madhe, kur mirëqenia e qytetarëve të tij ende lë shumë për të dëshiruar? Publikisht dhe zyrtarisht për integrimin e Shqipërisë në vitin 2030. Gati të njëjtën ide theksoi Berisha por të lidhur me anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave. Dhe, tjetra që vijon: Pse i kundërvihet institucioneve, kur përballë ka akuza kaq të rënda ndaj zyrtarëve të tij dhe pse luan me precedentin “Balluku”? Pse i duhet vallë përplasja me Reformën në Drejtësi (Nuk e prekim SPAK, siguroi!!!)? Përgjigja duket e thjeshtë: Ka ngritur me apo pa dashje një korrupsion sistemik, ku ligjet, rregullat bëhen për interesin e pak njerëzve, bash ata që me sa duket nuk e lëshojnë dot, qoftë edhe kur nuk mund të drejtojë më. Lajmi i hidhur: në masë njerëzit janë dorëzuar dhe u duket fare “normale” masa e madhe e korrupsionit!!

Të shikojmë pjesën tjetër të medaljes: A mund të bëhej Rama një autokrat i mirë? Me sa duket për këtë fakt e ndan dhe i bie ngushtë pozicioni i shtetarit, fakt që shembujt e historisë e identifikojnë para një shekulli tek Ataturku e në kohët më të reja tek Ten Hsia Pin në Kinë apo pak figurave të tjera. Modeli i vendit që ka krijuar Rama është ai, ku shqiptarët mbartin ankthin e vazhdueshëm për punën dhe sigurisë më të vogël (jo vetëm fizike) financiare. Sistemit që ka krijuar Rama, opozita vazhdon t’i thotë paradoksalisht regjim (paçka se janë në të njëjtin regjistër dhe flirtojnë shpesh me të), në thelb i mungon llogaridhënia, ku çdokush është i pasigurt dhe gjithçka varet nga Rama dhe njerëzit e tij. Këtyre të fundit u është kthyer kontrolli në sens psikologjik, duke e çuar individin shqiptar përfundimisht në stanjacion ekonomik dhe humbje të lirisë. Oruell në kohën e tij e theksonte si postulat, faktin e ekzistencës së diktatorit dashamir apo benevolent: Kurrë…”Nuk ekziston diçka e tillë, pra një diktaturë dashamirëse”. E theksojnë. Atë që mundohen ta justifikojnë jo me këto terma, mbeten përkrahësit modernë të Ramës. Që edhe pse e pranojnë autokracinë e tij të përmendin si justifikim opozitën e dobët dhe fjalinë tashmë shtampë: Po kush do ta marrë vallë pos tij?!

Literatura përmend tre shtylla se ku mbështeten regjimet autokratike: kontrollin e popullit (e ka krejtësisht), menaxhimin e opozitës (pothuajse me lejet dhe punësimet) dhe ruajtjen e besnikërisë së elitës. Një raport i miratuar së fundmi në Bruksel, i hartuar nga ekspertë të Komisionit Evropian pas intervistimeve direkte me nëpunës shqiptarë, përshkroi një situatë alarmante në administratën tonë shtetërore. E në këtë shtjellë: A mund të kishte kjo qeverisja elementë të një lloj diktature të mirë, ku njerëzit të gjenin veten dhe mundësinë? Argumentet mbushin artin, por jo Shqipërinë nën drejtimin e Ramës. Kjo lloj gjendje po kthehet në një burg shpirtëror për shumë njerëz që nuk ia dalin dot në këtë lloj diktaturë të heshtur. Sa për atë pjesë “të përsosur” te Rama këtë as nuk mund ta imagjinosh me një person që punon vetëm për kultin e tij të individit dhe dukjen ndërkombëtare e jo për një qeverisje…ndryshe.  “Diktatura e përsosur do të kishte pamjen e demokracisë, një burg pa mure në të cilin të burgosurit nuk do të ëndërronin të arratiseshin”, shkruante dikur filozofi i artit Aldous Huxley. Rama nuk arriti dot të bëhej një i tillë jo se nuk donte, porse nuk mundej prej formimit, kulturën dhe mbi të gjitha strukturat që ngriti për zhvillimin e vendit. Në këto të fundit, qeverisja Rama dështoi për fat të keq, sepse mendoi për vete…, kurse shqiptarët i la të marrin botën. Autokrati benevolent (i miri dhe pozitiv) shqiptar është thjesht iluzion, nga ata që mundohen të nanurisin Ramën, e sak ata që do ta degdisin të parët…në harresë. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Comments 1

  1. Edmond Myteberi says:
    2 months ago

    Provo zellon tend per te qeveri sur dhe do te shohim Kush je o mendimtar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In