• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mundet Rama ta mbylli 2020 si kryeministër?!

by Ben Andoni
16/01/2020 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë anomali që po shoqëron tanimë në mandatin e dytë çdo hap të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Me parametra ekonomikë që tregojnë se vendi do ketë një vit shumë të vështirë prej tërmetit dhe situatës së investimeve të huaja; me probleme të shumta të individëve në pushtetin lokal për shkak të caktimeve jo normale nga kreu i PS-së, por edhe procesi i zgjedhjeve monopartiake, diktuar edhe nga papjekuria politike e Opozitës; me reforma të mbetura në mes; Shqipëria po i afrohet një stadi të ri të saj me tentativën e radhës për Hapjen e Negociatave me Brukselin. Optimizmi në mandatin e ri të shefit të Zgjerimit, por edhe burokracisë së re të Brukselit është i njohur. Në këtë rast është edhe i justifikuar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Veçse kjo nuk i justifikon dot politikanët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në retorikat e tyre lodhëse. Paçka se këta të fundit me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe qeverinë tranzitore kanë krijuar një imazh më të mirë për vendin e tyre.

Kryeministri Edi Rama megjithë angazhimin e tij ndërkombëtar për presidencën e OSBE-së, premtimet për rikuperimin e dëmeve të tërmetit nuk mundet të drejtojë më natyrshëm, sikur në vend gjërat shkojnë normal. Megjithëse Opozita jashtë-parlamentare është ulur, duke kapërcyer atë ngërç dhe retorikë të ngurtë, duket se produkti i përbashkët i Reformës Zgjedhore nuk është i lehtë. Kjo edhe për faktin sepse Reforma e do një provë dhe kjo lidhet me zgjedhjet e parakohshme, që Opozita i ka bërë pothuaj të kryera. Nga ana tjetër konflikti i zakonshëm i zgjedhjeve nga dy partitë ose mosnjohja e anasjelltë dhe kushtëzimi i bën sërish ato disi të pamundura. Askush, nuk mund të thotë nëse do ndodhin, në mesjanar. Madje, edhe brenda PS.

Për më tepër, Rama, me çfarë duket nuk i do zgjedhjet, të paktën nga ajo që mëtohet prej njerëzve të tij. E para prej logjikës normale, që nuk mund të bëhet fushatë në një vend të drobitur prej pasojave të tërmetit, kurse e dyta prej dëshirës për të mos i dhënë mundësi opozitës problematike, që të futet në normalitet.

Gjithsesi, Rama ka një mundësi për të lëshuar kurse presidenti i vendit për të dekretuar zgjedhjet në tre qytetet, ku mungojnë kryebashkiakët dhe ku mund të provohet e testohet realisht sesa do të funksionojnë arritjet e Reformës Zgjedhore. Opozita, që duket e ka nuhatur më së miri të gjithë këtë ngërç, ka deklaruar për protesta. Madje, qysh pa u mbyllur reforma. Që më sa duket do t’ja bëjnë më të vështirë imazhin Shqipërisë para tentativës së radhës për hapjen e negociatave, por edhe për të treguar atë që realisht pret nga Pozita.

Të gjithë rebusin e shton presidenti, Ilir Meta, që në një intervistë të fundit në Kosovë do të shtonte duke u justifikuar se: “Dhe përpjekja ime edhe për çështjen e zgjedhjeve vendore ishte për të evituar përkeqësimin e vlerësimit për Shqipërinë, pasi ne e dinim shumë mirë se me zgjedhje vendore njëpartiake, Shqipëria as nuk mund t’i hapte negociatat dhe as ka për t’i hapur ndonjëherë, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter bazë i Kopenhagës. Si dhe janë një detyrim që Shqipëria ka edhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit”.

Duket se Rama përballë kësaj situate i duhet të bëjë një zgjidhje reale dhe shumë pragmatiste. Kjo, sepse, rekordet negative të disa kryebashkiakëve e penalizojnë në retorikën e tij. Dhe, kjo, ndoshta duke u tërhequr për t’i lënë vend krijimit të një qeverie disi më teknike, ku ai vetë mund të mbajë postin e Ministrit të Jashtëm për të përmbushur angazhimin e OSBE-së, por edhe krijimin e lehtësirave për zgjedhjet në tre qytetet. Janë gjërat më të domosdoshme në këtë situate krejt anormale, që po kalon vendi dhe që me sa duket, me kalimin e kohës po bëhet normale. Ndërkohë që vendi ka nevojë për adresimin e çështjeve kryesore: përmirësimin e situatës ekonomike, Reformën Zgjedhore, Normalitetin social për të frenuar disi ikjet dhe në fund angazhimin total për rrugën evropiane.

Për të gjitha këto, ndoshta Ramës do t’i bënte mirë një tërheqje të pjesshme si kryeministër (Dihet se nuk mund të tërhiqet krejt), një sens që mund ta reflektojë që në Kongresin e ardhshëm në partinë e tij dhe ngritjen e disa kanaleve të bashkëpunimit me të gjithë spektrin politik të vendit…duke lëshuar. (Javanews)

Next Post
Njihuni me Mikhail Mishustin, Kryeministrin e ri të Rusisë që nuk e njeh as ‘Wikipedia’

Njihuni me Mikhail Mishustin, Kryeministrin e ri të Rusisë që nuk e njeh as 'Wikipedia'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

August 21, 2026
Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

August 21, 2026
Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

August 21, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Pak nga zjarri i Gazës për të rindezur flakën e shuar të Revolucionit Flamingo

August 21, 2026
VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat, pasagjerët heronj shmangin tragjedinë në pak sekonda! Momenti kur kontrollojnë autobusin me 50 udhëtarë

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat, pasagjerët heronj shmangin tragjedinë në pak sekonda! Momenti kur kontrollojnë autobusin me 50 udhëtarë

August 21, 2026
VIDEO/ Autobusi turistik përfshihet nga flakët në Kaliforni, të paktën një i vdekur! Mister shkaku, shikoni pamjet tronditëse

VIDEO/ Autobusi turistik përfshihet nga flakët në Kaliforni, të paktën një i vdekur! Mister shkaku, shikoni pamjet tronditëse

August 21, 2026
PAMJET / Gjithçka shkrumb e hi, pamjet tronditëse nga shtëpitë e djegura në Pukë! Banorët largohen me vrap

PAMJET / Gjithçka shkrumb e hi, pamjet tronditëse nga shtëpitë e djegura në Pukë! Banorët largohen me vrap

August 21, 2026
Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, plagosen disa persona -

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, plagosen disa persona –

August 21, 2026
Ndahet nga jeta “Mogli i Spanjës”, njeriu që jetoi 12 vjet me ujqërit! Historia e pabesueshme e ‘fëmijës ujk’ dhe një rrëfim: Ishin vitet më të lumtura!

Ndahet nga jeta “Mogli i Spanjës”, njeriu që jetoi 12 vjet me ujqërit! Historia e pabesueshme e ‘fëmijës ujk’ dhe një rrëfim: Ishin vitet më të lumtura!

August 21, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Ditë kritike për zjarret, situatë e rënduar në Pukë dhe Mirditë! Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra, 8 ende aktive! U dogjën 4 shtëpi të pabanuara (ZONAT)

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com