• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ishte boshatisja e stadiumit revoltë ndaj Berishës?

by Mero Baze
16/04/2023 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të qenë të sinqertë me pjesëmarrjen në mitingun hapës të “Foltores” ka dy shifra. Janë shifrat e pjesëmarrësve kur foli Belindi dhe shifrat kur foli Berisha.

Kur foli Belindi stadiumi kishte rreth 5 mijë vetë, dhe i përafrohej numrit të njerëzve që morën pjesë në Kuvendin themelues të Foltores në Dhjetor 2021.

Por kur foli Sali Berisha, stadiumi jo vetëm që u boshatis, por dhe ata që ishin në shkallët e tij dukeshin si njerëz rastësorë, që as duartrokisnin dhe as ndiqnin fjalimin e tij. Ata nuk ishin gjithsej as 400 vetë, së paku dhjetë herë më pak se sa kur foli Këlliçi, dhe ishin njerëz të mbetur në stadium, apo të harruar nga ata që i kishin sjellë.

Këto janë dy realitete që duhen pranuar, pasi janë të faktuara me video dhe foto.

Ajo që duhet diskutuar, është nëse braktisja e Berishës është një revoltë e brendshme në Foltore kundër tij, apo është një inskenim i disa grupeve që janë brenda Foltores, por nuk e duan Berishën.

Nëse jemi në kushtet që brenda Foltores është pjekur mendimi se Berisha është pengesë për të ardhmen e tyre dhe atij i duhen dhënë një leksion publik si ai që ju dha, ky është një hap i rëndësishëm politik dhe një premisë që PD të bashkohet në të ardhmen pa Berishën duke u rikthyer si forcë kryesore në jetën politike të vendit.

Aq më mirë nëse në këtë pikë kanë ndikuar dhe deklaratat shpartalluese të të dërguarit amerikan për Ballkanin perëndimor Gabriel Escobar që e cilësoi Berishën si “e shkuara”, një ditë para çeljes së fushatës elektorale.

Pra do të ishte një lajm shumë i mirë që braktisja e Berishës të ishte një akt instiktiv i njerëzve të thirrur për hapjen e fushatës, për t’i treguar atij se ata nuk janë ushtarë të tij, por janë thjesht opozitarë që duan të fitojnë.

Opsioni i dytë, që ka më shumë gjasa se i pari, është që e gjitha të ketë qenë një regji e orkestruar brenda Foltores kundër Berishës, kryesisht nga mbështetësit të Këlliçit dhe Metës, të cilët në një farë mënyre duan t’i tregojnë vendin Berishës.

Dhe përmes një gjesti shumë simbolik, ata arritën t’i tregojnë se mund të ndodhë që kur flet Belindi dhe Meta të ketë disa herë më shumë njerëz se sa kur flet Berisha.

Sido që të jetë, duket qartë se braktisja e Berishës ka ngritur në qiell nervozizmin e mbështetësve të tij dhe Foltores në tërësi, që tani po kërcënojnë çdo kënd që postojnë fotot apo videon bosh të stadiumit. Madje mua më dukej, sikur më kishin harruar prej vitesh, por dje vërshuan me kërcënime.

Me sa duket nuk ishin përgatitur të vinte kaq shpejt kjo ditë. Dhe nuk është se ua bëri Edi Rama. Ose e kanë bërë vetë duke braktisur Berishën, ose të tjerët që Berisha u pengon të ardhmen i dhanë një sinjal. Sido që të jetë, braktisja ka ardhur nga brenda Foltores. Madje as Lulzim Basha nuk ka gisht.

Next Post
VIDEO/ 10 mijë euro plus në çmimin e madh, Nita dhe Jori shkojnë në burg

VIDEO/ 10 mijë euro plus në çmimin e madh, Nita dhe Jori shkojnë në burg

Comments 1

  1. Sardelina Hajdarhanja says:
    3 years ago

    O Mero, kjo gjë ka ndodhur nga nën toka e Ilir Metës, pa Belo Belanë që nuk ka as bythë dhe as para, për kësisoj ndërmarrjesh që të çojnë deri në ……… “tek pusi i Sulejmanit, pusì e Çelo Mezani”……
    Sali Berisha të vret, i heq kokën kujtdo që i zë rrugën sepse ka dhënë prova për këtë, por me Liken e Monës, nuk ja mban, se janë të së njëjtës origjinë vrastare.
    Bashkim i tyre, si konglomerat mafiozo – kriminel, me vrasje e vjedhje që janë të pa mundura të numërohen.

    Reply

Leave a Reply to Sardelina Hajdarhanja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In