• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A do ketë presidentja Jahjaga fatin e Ramës?!

by Lorenc Vangjeli
23/01/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Orët e fundit, Kosova, ka pasur një zhvillim interesant dhe kjo lidhej me përfoljen e presidentes aktuale, pasi iu shpallën në publik notat e gjimnazit. S’është e zorshme të kuptohet se cilët e kanë bërë me qëllimin e qepur keq për t’u ardhur në ndihmë marifetçinjëve të sotëm të politikës kosovare. Për fatin e mirë, opinioni kosovar, ka reaguar ashtu si duhet, por më shumë se kaq, u ka treguar këtyre marifetçinjëve, se nëse do merreshin me notat, atëherë kjo klasë politike nuk do të kishte asgjë në duart e saj dhe se notat nuk janë gjithnjë kriter, nga ku mund të gjykohet për arritjet dhe staturën e një personaliteti.

Anipse, larg tyre, specialistët kanë harruar diçka interesante, që duket nga mungesat e hulumtimeve sociale ndër shqiptarë dhe tollovia kombëtare. Me pak fjalë, një eksperiment që është bërë në Shqipëri me nxjerrjen e një fotoje të hershme nudo të kryeministrit Rama, jo vetëm nuk e ka dëmtuar atë 20 vite më vonë në fushatë, por përkundrazi ia ka rritur vlerat dhe numrat! Logjika e elektoratit shpesh shkon në kahe të tjera. Duket se një gjë e tillë, së fundmi, i ka bërë mirë zonjës Jahjaga, që ka ambicie të kuptueshme për të marrë një mandat tjetër si presidente e Kosovës në këtë tollovi. Atë që se ka bërë prej punës së saj të dobët, po ia dhurojnë tashmë njerëzit që po ia ngacmojnë figurën e saj femërore, në rastin e grafiteve; kurse me notat edhe formimin e saj. Shkurt, presidentes Jahjaga i kanë ardhur në ndihmë, mu ata që ajo s’i ka menduar.

Edhe pse rizgjedhja e saj do jetë e vështirë, prej aleancës së fortë PDK dhe LDK, duket se asnjë figurë e paraqitur deri më tani (janë vetëm dy, veç asaj) s’mund të justifikojë një figurë uniteti. Thaçi, që është fare ‘i sigurt’ prej besimit, falë dhe mbështetjes së dy partive kryesore në Kosovë as nuk e vë në diskutim fitoren, por jo respektin ndaj tij, që në vitet e fundit është në kuotat më të ulëta. Kurse Murat Jashari, ardhur nga Opozita, ende s’ka forcën e duhur veç emrit të madh të Jasharajve.

Sa i përket Jahjagës, gjatë mandatit të saj, ajo ka treguar se ka qenë fare e pafuqishme për të zbutur tensionin e brendshëm politik, por nga ana tjetër edhe të bëhet një figurë që të tërhiqte besim. Pesha e vogël e argumentit dhe largimi nga problemet reale të Kosovës e ka treguar një presidente realisht të dobët. Vetëm se ndryshe nga mëtonjësi i saj kryesor ka arritur të jetë asnjanëse dhe është marrë më shumë me imazhin e Kosovës.

Një element që mund ta ndihmojë në rizgjedhje është funksionimi i Gjykatës Speciale, ku një pjesë e kandidatëve për t’u gjykuar e mes tyre ku ta dish edhe vetë Thaçi, mund t’ia lehtësojnë direkt udhën. Nëse ata do jenë të patrazuar dhe opozita do luftojë e vetme për Jasharin, Jahjaga nuk i futet dot kësaj udhe dhe nuk përballet dot me këtë pjesë. Hashim Thaçi mund t’ia dalë ndoshta në fund të zgjidhet në limite, por që të gjitha skenarët nuk do të sjellin paqësi në Kosovë. Dhe, faktori  ndërkombëtar me ndikimin e vet, mund të jetë nga pengesat kryesore për të ndalur zgjedhjen e tij dhe lehtësuar Jahjagën, që s’ka bërë asgjë dhe nuk ka prishur asgjë, por ka qenë bashkëbiseduese e bindur e ndërkombëtarëve.

Edhe një herë, me të gjithë këtë fushatë, që ka filluar kundër znj. Jahjaga, fillimisht duke e zhveshur në grafika, disa herë duke i theksuar se ka qenë police dhe së fundi duke i nxjerrë notat, thjesht e gjitha do e forcojë, e me sa duket, ajo, po i afrohet dhe një mandati tjetër si presidente.

Historia është plot me paradokse dhe një e tillë është fare e arsyeshme. Të paktën, Rama ia doli me lakuriqësinë e vet të bëhet njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë, ashtu si duket edhe Jahjaga me 1-shat e saj të dëftesës, mund të jetë zgjidhja më e mirë në të gjithë ngërçin e madh kosovar. Po ku i dihet deri në fund!

Next Post

Tiranë/ I dehuri breshëri ndaj lokalit të basteve pas konfliktit me pronarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In