Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga shërthimi me tritol që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme.
Balkanweb ka zbardhur dëshminë e parë të prokurorit Arjan Muça, pas shpërthimit të mjetit tip “Benz”, te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.
Prokurori Muça ka thënë në Policinë e Tiranës se mjetin tip “Benz”, me targë AA102ET, e ka në pronësi të tij dhe prej më shumë se 2 vitesh e parkon në katin minus 2 të nëndheshëm, në qendrën tregtare të “Komunës së Parisit”.
50-vjeçari ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe se ky sulm lidhet vetëm me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë. Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim.
Ndërkohë, nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse dhe sasia, por paraprakisht dyshohet se ajo është vendosur në tokë poshtë mjetit, në pjesën e përparme.
g.kosovari