Ministri Vulin sërish i pacipë: “Bandat e ‘shiptari’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”

Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme (MUP) i Serbisë, Aleksandar Vullin, sërish e ka përdorur termin pezhorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilit termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

Vullin komentet i bëri gjatë një vizite në Administratën Koordinuese për Kosovën në Kurshumli, që gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën. Ai pjesëtarëve të policisë u dhuroi dy automjete dhe pajisje tjera të sigurisë.

“Prerjet e shpeshta ilegale në këtë zonë janë shqetësuese për të gjitha organet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe ne jemi veçanërisht të shqetësuar sepse bandat e ‘shiptari’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”, tha Vullin.

Më parë, Vullin iu kishte përgjigjur kritikave për përdorimin e këtij termi pezhorativ, duke thënë se “ai do të vazhdonte t’i quante shqiptarët ashtu siç e quajnë ata veten”.

Në fund të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd mbi padinë e Anita Mitiç, një ish-aktiviste e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, kundër tabloidit “Informer”. Gjykata sanksionoi përdorimin e termit “Shiptar” si gjuhë urrejtjeje. Ekziston edhe mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, sipas së cilës, thirrja e popullit shqiptar “Shiptar” është nënçmuese dhe fyen anëtarët e asaj kombësie.

Ajo gjashtë vjet më parë paraqiti mendimin se dy tabloide në Serbi, shkelën Ligjin për Ndalimin e Diskriminimit sepse ata i quanin shqiptarët “Shiptari”.
Të njëjtin term pezhorativ, Vullin e kishte përdorur edhe në fillim të muajit tetor, duke nxitur reagime në Prishtinë dhe Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pati bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që ta dënojë deklaratën e minsitrit Vulin. Rama kishte thënë që uron që deklarata e Vulinit të jetë një shaka “përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë“, të cilën presidenti serb duhet ta dënojë “pa asnjë dyshim”.

Më 2 tetor, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, u kishte dërguar një letër ambasadorëve të vendeve të Kuintit, ku kishte thënë e “fjalimi ksenofobik i Aleksandar Vulinit kundër shqiptarëve meriton dënim të fuqishëm, për shkak të lëvizjeve të turpshme dhe shoviniste të Qeverisë së Serbisë”.

Deklarata e Vullinit u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes së arritur më 2 tetor mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilën është thënë se Porti i Durrësit do t’i takojë Kosovës.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com