Superliga/Vllaznia e pandalshme, mund Tiranën, ndalen Kukësi e Partizani

Sdfsff

Vllaznia e Shkodrës ka fituar në minutën e fundit ndaj Tiranës duke fluturuar tashmë e vetme në krye të Superligës me një diferencë prej 4 pikësh nga ndjekësi më i afërt.

Në Shkodër luhej ‘sfida e javës’ teksa Vllaznia me entuziazmin që e shoqëron pas fitoreve të javëve të para kaloi e para në avantazh me Markun nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë u shënuan tre gola të shpejtë, fillimisht Muçi që barazoi shifrat, Marku që kaloi sërish në avantazh me një supergol dhe sërish Tirana rikthehet të barazojë me Sasrakun.

Në fund Dunga në minutën e 97-të shënon golin që çoi në ‘qiell të shtatë’ kuqeblutë të cilët rrëmbejnë edhe fitoren e 3-të radhazi në Superligë. Nga ana tjetër Partizani është ndalur në barazim 0-0 nga Laçi teksa i njëjti rezultat  u regjistrua edhe në Teuta-Kukësi. Tashmë pas javës së tretë Vllaznia ka hedhur një hap galopant drejt kreut me 9 pikë në 3 ndeshje kurse surpriza Kastrioti mban vendin e 2-të bashkë me Teutën me nga 5 pikë.

Vendi i 4-t dhe i 5-të ndahet mes Partizanit e Skënderbeut kurse i 6-ti i përket kampiones në fuqi Tiranës që ka vetëm 3 pikë ose 1 fitore. Në fund ndodhet Kukësi që ka vetëm 1 pikë.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com