Komision hetimor nga Kuvendi për raportin e Dick Marty/ Haradinaj: Më besoni, është qesharake!

999999999999

Sa për qëndrimin e kryeministrit Rama, në lidhje me deklaratat e kameramanit kosovar se Lulzim Basha e ka fshehur kasetën e masakrës në Krushë të Madhe, Haradinaj tha sot i ftuar në “Kjo Javë” në News24 se nuk i analizon të gjitha, duke shtuar se Rama mund ta kishte këshilluar Thaçin për Specialen.

Ai e cilësoi jo serioze, madje qesharake ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty.

Po qëndrimet e kryeministrit Rama lidhur me këtë debat?

Nuk them se i analizoj të gjitha e i përcjell në cdo sekond. Nuk dua të lëshohem shumë në diskutimet atje, por këshillat psh. që z.Rama ka qenë shumë i afërt me z. Thaçi e që mendohet e dihet që kanë qenë, atëherë më mirë ta kishte këshilluar me kohë, mos e voto këtë gjykatën se sa tani që e kemi votu vetë e kemi krijuar vetë e ia kemi dhënë përkrahjen kësaj gjykate, me fillu një lloj konfuzioni se kjo gjykatë është e keqe se ajo është e keqe, po më fal po paska qenë e mirë me e marr dikund tjetër? Janë këto gabime kështu.. unë kam qenë kundër gjykatës për dy parime që thash. Nuk është e drejtë me i ra kjo barrë Kosovës me vërtetu edhe një herë në pafajësi po unë besoj në pafajësinë e atyre njerëzve që po akuzohen. Por ne duhet tani vetëm të fokusohemi si ta ndihmojmë këtë gjykatë me gjet të vërtetën, me u vërtetu pafajësia e këtyre njerëzve. Më mirë është të bëjmë një analizë të ndershme, e bashkë ta ndihmojmë këtë gjykatë për pafajësinë e njerëzve.

Si e shihni ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty?

Qesharake, shumë qesharake. Krejt këto veprime janë dëshmi e dobësive tona. Ku ishim ne sa e sa vjet, Raporti i Martyt ka 10 vjet. Vetëm tani që kemi shefin e shtetit, presidentin që tani është në burg, tani po ngremë një komision hetimor. Më besoni, është qesharake, kanë me qesh me ne të gjithë. Nuk jemi seriozë.

Edhe ju vete u përfshirë në një debat me kreun e qeverisë, u shkua deri në padi nga ky fundit, i qëndroni ende akuzave?

Unë nuk kam bërë akuza, unë kam treguar atë që kam besuar, që do të thotë nuk jam akuzues. Pra, kam deklaruar e kam shprehur ato që i kam përjetuar, dhe PO nëse kthehem në atë kohë, qëndrojnë ato që kam thënë çdo herë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com