Si do të jetë Barcelona e re? Mundo Deportivo, gazeta e famshme spanjolle dhe pranë ambjentit katalanas merr në konsideratë atë që do të jetë skuadra e re Ronald Koeman, i cili menjëherë ka nisur nga spastrimet duke i treguar derën senatorëve dhe lojtarëve “të padobishëm” për projektin e tij taktik.
Mbrojtja për të rregulluar, përveç portës ku skuadra është e mbuluar mirë me Ter Stegen dhe Neto. Nevoja për një qendror për të zëvendësuar Umtiti dhe një alternative për Semedo në korsinë e djathtë.
Mesfusha që nuk do të mbështetet më te Vidal dhe Rakitic, mbetet për t’u vlerësuar edhe në pozicionet e Busquets dhe Sergi Roberto. Lajmi i ditës është se Coutinho – i rigjeneruar nga Bayern Munich – shkon drejt qëndrimit. Do të bashkohet me grupin së shpejti dhe Miralem Pjanic sapo të kalojë periudhën e izolimit pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Në sulm, ëndrra vazhdon të mbetet Lautaro Martinez dhe kontaktet me Interin mund të rinisin, ndërsa Luis Suarezit i është treguar dera tashmë.
Dje, trajneri holandez e telefonoi Luis Suárez për t’i thënë se nuk është në planet e tij; as Rakitic, Arturo Vidal, Umtiti dhe Junior.
g.kosovari