Rreth gjashtë muaj më parë, koronavirusi i ri nuk kishte as një emër. Por nga janari e tutje, virusi i rrezikshëm “shpërtheu” dhe brenda pak muajsh u përhap në gjithë botën me shpejtësi alarmante, siç tregohet nga një animacion i publikuar nga Daily Mail.
Rezultati; Sot planeti numëron pothuajse 13.5 milion raste, me ekspertët që vlerësojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë.
Sipas gazetës britanike, projektuesit e vizualizimit të të dhënave të Global Stats përdorën të dhëna nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetit për të krijuar një video të afatit kohor që tregon se si përhapen rastet në vende të ndryshme të botës.
Gjithashtu tregon se si ndryshuan shkallët e vdekjes ndërsa virusi përhapet dhe ndryshoi dinamika pandemike, por edhe “piketa” të rëndësishme në rrjedhën e pandemisë, siç është rasti i parë i njohur dhe data që Covid-19 u shpall pandemi.
Global Stats tregon se sa i fortë dhe i fshehtë është armiku me të cilin përballet njerëzimi.
/e.rr