Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se gjatë muajit mars të këtij viti janë regjistruar gjithsej 1880 vdekje.
“Në mars janë 1880 vdekje, referuar datës së vdekjes. Kjo shifër është thuaje njësoj si marsin e vitit të kaluar. Një shtetas që ndahet nga jeta për të mbahet skeda e vdekjes, që ka datën e vdekjes dhe arsyet.
Pa këtë akt vdekjeje, shërbimi funeral privat që e inicion dhe shtetërori që e mbaron nuk duhet të veprojë pa marrë lejen nga zyra e gjendjes civile. Absolutisht që në regjistra ka të vdekur që nuk janë çregjistruar. Megjithatë, zyrat dhe shërbimi kombëtar kryen të gjitha veprimet”, tha Doracaj.
Ndërsa, referuar faktit që INSTAT ka shifra të ndryshme nga Gjendja Civile, analisti Eduard Zaloshnja theksoi se “INSTAT i regjistron me vonesë shifrat, ndërsa Gjendja Civile i bën brenda ditës. Fakti që kemi më pak vdekje këtë vit është edhe për shkak të lëvizshmërisë më të vogël. Kemi pas ulje të risqeve”.
NEWS24, emisioni i S.Balla. realiteti per no. e te vdekurve nga koronavirusi; kakofoni e ushqyer nga prof. Fuga, i cili ka “informacion” se ky no. eshte me i larte; staticienet Nazarko dhe Zaloshnja, dhe anemiku Doracaj, Drejtor i Pergj.gjendjes Civile. Goxha kohe e harxhuar, sic thote Nazarko, si ne gjyqet e Shvejkut. – Fabula : nuk jane regjistruar te vdekurit , qe mund te kene nderruar jete nga virusi. Pergjigja: nje i prekur nga korona, qe ka nderruar jete, absolutisht ka infektuar edhe pjestaret e tjere te familjet. Kur kjo nuk ka ndodhur, gje qe eshte lehtesisht e verifikueshme, i bie qe e gjithe kjo tymnaje ta kete burimin ne mendjen e shkalafitur te prof. Fuga.