Për Spend Ahmetin s’k prehje. Lëvizja në qendër të Prishtinës ka ditë se është vështirësuar dukshëm.
Autoritet komunale kanë zgjedhur vjeshtën dhe dimrin që t’i “përmbysin” rrugët kryesore në kryeqytet.
Punimet që janë duke u zhvilluar në rrugët “Garibaldi”, “Luan Haradinaj” në qendër dhe mbi platenë e “Kurrizit” në “Dardani”, kanë vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve, pasi që, të reshurat e shiut e kanë nxjerrë mbi sipërfaqe baltën, dhe në mungesë të rrugëve alternative duhet të ecet mbi të.
Gjendja më e vështirësuar është prej nënkalimit në lagjen “Pejton”, deri lart te Katedralja.