• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta shet gazeta

by Frrok Çupi
25/10/2024 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Rima që u shfaq në këtë titull nuk ka asnjë lidhje me satirën. Jo, puna është serioze, nuk është aq e lehtë sa ta marrësh me tw qeshur. Po shkojnë ‘te vendi’ katallanët e krimit dhe të korrupsionit, që ia nxinë jetën popullit shqiptar. Është serioze; deri tani janë arrestuar dy presidentë dhe dy ish- kryeministra ‘të pandëshkueshëm’, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Pas tyre vjen një vargan i gjatë.

Është serioze, madje më serioze se koha e Luftës kur gazetari Chri Chri shkruante poemën ‘Epopeja e Ballit Kombëtar’.

… Prapë na shfaqet Lufta e Dytë, sa herë na vijnë lajme të gëzueshme nga burgjet e ‘katallanëve’.

“Arrestohet Ilir Meta, hajde gazeta!”.

Shitësi i gazetave atë mëngjes i vinte vërdallë bregut të detit, kudo ku kishte bar- kafe; madje po i mbaronin gazetat. Mallkonte redaksitë që nuk printojnë më shumë. Ilir Meta i shiti të gjitha gazetat, që pardje kur e kanë arrestuar në një kthinë të rrugës së madhe.

Si në Luftën e Dytë:

-Gazeta Tomori!, gazeta Tomori me lajmet e ditës!.

Thirrja e një djaloshi që shiste ‘Fashizmin’ është  e regjistruar edhe në një film shqiptar të ‘Kinostudios Shqipëria e re’.

Harku i kohëve të luftës qenka shumë i ngushtë; akoma pa burgosur të korruptuarit e mëdhenj, në ‘gazeta’ shfaqet epoka e ‘Shqipërisë së re’, madje edhe epoka e Fashizmit.  Këtu ka shumë nostalgjikë për gjyshërit ballistë dhe fashistë. Disa prej tyre janë kthyer në drejtues emisionesh televizive e mediatike, disa avokatë, disa vetëm zhurmaxhinj… dhe luftojnë ‘me dhëmbë’ për mbrojtje e klasës së tyre të përmbysur. Avokati i fundit i Metës, nga Cakrani, fyen gjithë shqiptarët duke thënë në ekran se ‘ky është jakobinizëm shqiptar’. Ku  jakobinët e ku raca shqiptare?!

Një gazetar i njohur, aty nga viti 2004, pat thënë se ‘po mblidhen qelbësirat’ të rrëzojnë qeverinë.

Chri Chri gjatë një lufte tjetër të mëparshme për pushtet, bënte profilin e ballistëve dhe shkruante:

’’U ngritën plehrat nga fundi i tokës,/ u ngritën këmbët, i ranë kokës.’’.

Të gjitha që shkruhen e thuhen bëjnë vetëm një gjë: Shesin gazeta.

Asnjëherë më parë, Ilir Meta nuk kishte shitur kaq shumë. Po shpenzohen tonelata letër, thonë dy fjalë për Metën si lufton kundër prokurorëve dhe hidhet në kanale. Në ekrane dhe në fb. gratë po kapen për flokësh dhe burrat për mjekrash… E pse?

Kësaj here mediat morën edhe rolin e prokurorisë, të gjykatës, të policit dhe vetë rolin e popullit.

Vetëm ‘populli i gazetave’ u zgjua kësaj here për Ilir Metën, ish president i Republikës. As populli i 2 Marsit, as ujërat e kaltra, as gërxhet e larta…, askush nuk u ndie. Dikush nga populli artist e ka fantazuar Ilir Metën edhe si ‘Vojo Kushi’. Evokohen heronjtë e Luftës së Dytë, por këta tani nuk shesin dot gazeta aq sa shitet video e arrestimit të Metës.

Në fund të Luftës së Dytë shisnin lajmet për kinema ‘Nacional’, por edhe ato më pak se sot. Sot nëpër ato lajme që vërshojnë nga qelia e Metës deri te Floriri, shfaqet një shpresë e dytë e popullit të Shqipërisë për të pasur një jetë, jo nën pisllëkun e dy presidentëve, por nën ligj. Madje ka vërshuar një shpresë se ‘ato 10 miliardë euro’ që zotërojnë të dy, të mund ngrenë nivelin e jetesës në vend. Me 10 miliardët e tyre, secili mund të marrë një pagë 3 mijë euro në muaj, sa në Norvegji.

-A është demokraci Norvegjia!?- më pyeti Iliri, fqinji im që ironinë e bën si të vërtetë.

Ironia shkon më thellë, deri te pyetja: Vallë a paska qenë më mirë në sistemin e ‘diktaturës së proletariatit’? Më mirë diktaturë e proletariatit, apo diktaturë e dy satrapëve që shkatërruan vendin, e dogjën dhe e grabitën?

Edhe unë kam menduar ndryshe, por tani them se ‘më mirë të diktojë proletariati se sa ‘qelbësirat’ sipas gazetarit që tani bën punën e diplomatit.

Ka lajme se ‘qelbësirat’ e tanishme nuk dalin më nga burgu.

Asnjë nga udhëheqësit e diktaturës së proletariatit, edhe pse u shemb diktatura, nuk kishte grabitur aq sa për t’u dënuar nga gjykata; shumë- shumë njëri kishte vjedhur 40 kafe. Ndërsa këta nuk dalin kurrë më.

Megjithatë, edhe kjo luftë e tanishme ka atë vlerë që kishte e Dyta: Po çlirohet vendi!.

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Salistët

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Ke të drejtë FrokA ….
    Në 1992, kur botoje RD-në, ke pasë një shkrim “ NUK ÇAHET BLLOKU”.
    Gazetaxhiu, bërtiste n’kup t’qiellit, hajde gazeta, KA THANË FRROKU, S’ÇAHET BLLOKU…e kështu e shit gazeta me vrap.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com