• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk jua ka fajin Edi!

by Dritan Hila
25/10/2024 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Është e disata herë që viktimat e reformës në drejtësi, të cilët edhe e kanë votuar, shfaqin pendesë nën shprehje bigote që medemek projekti ishte i mirë por u deformua rrugës. D.m.th Amerika e bëri mirë por e prishi Edi Rama. Nuk kanë kurajën të thonë të vërtetën: Reformën e bëri SHBA dhe kokës po iu bien SHBA-të.

Rama ishte më strategjist se burgaxhinjtë e sotëm dhe e kuptoi që e vetmja mundësi ishte të bëhej aleat i idesë së amerikanëve, përndryshe ata do ta gjenin rrugën e implementimit të saj, me të vetmin ndryshim se Rama do të ishte targeti i parë. Votimi me 100% të votave sigurisht që ishte një tallje e rëndë nga Donald Lu, për t’i bërë të votonin ata që sot truajnë e mallkojnë atë.

Ndoshta plani i parë i amerikanëve ka qenë që pas votimit, secili prej burgaxhinjve aktualë të tërhiqej nga politika dhe të shikonte punën e vet dhe hobet e veta. Mirëpo nuk e kishin menduar që hajduti ka hobi vetëm hajdutërinë.

Ashtu sikurse një të droguari apo kumarxhiu i jep kënaqësi vetëm vesi. Me siguri burgaxhinjtë e sotëm kur e kanë votuar kanë menduar që do fusin duart më vonë, se fundja, helbete, ata e kishin hedhur vallen gjithmonë në këtë vend, dhe do vazhdonin të mbretëronin. Dhe kjo i mori në qafë.

Sot do ishin harruar: macja Sasha do vazhdonte të dhiste në banjën e saj tek vila në Lalëz, Berisha të bënte kilometrat në rërë dhe Meta hedhjet në pellgje. Por vazhduan të merreshin me politikë, të pengonin progresin e vendit dhe madje të fusnin hundët në rajon.

Kjo e ktheu shënjestrën ndaj tyre, kështuqë nuk iu ka faj SPAK pse merret me ta, pasi ata ia bënë vetes dhe sot të gjithë pyesin sesi janë dyshekët e qelive të 313-ës. Natyrisht që SPAK u bë që të merrej me politikanët që qeverisin, por kush thotë që Berisha dhe Meta nuk janë aktiv, bën shejtan-budallanë.

Por target nuk do jenë vetëm autorët e 33 viteve grabitje të shqiptarëve.

Do jenë edhe ata që mendojnë të futen në partinë e Berishës me shpresë se do t’i marrin trashëgiminë apo kanë filluar kërkojnë lirimin e Metës. Të dy këta janë të vdekur që ecin. Kush i shkon pas thjesht tregon që nuk mbush mirë.

Perandoritë e kanë kujtesën e fortë dhe inatin e gjatë. Nuk mund të lejojnë në prapavijat e tyre rebelimet. Mjafton të lexosh historinë cilësdo nga perandoritë për të kuptuar se këta tipat që janë në burg apo me fletë-arresti të prera, e kanë mbyllur karierën.

Tani këta mund të bëjnë edhe anti-amerikanin. Por, duke perifrazuar një tipe që e ka mandatarrestin gati, puna është që amerikanëve, as u rruhet fare për këta. Se amerikanëve nuk po i rruhet për fuqitë bërthamore si Rusia e gjigandë ekonomikë si Gjermania, lëre pastaj për ca ballkanas që iu vjen akoma era dhi.

Next Post
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

A duhet Meta sipas ligjit të gjykohet me dyer të hapura dhe me kamera për popullin?

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Më vjen turp që fyen kaq rëndë inteligjencëm e shqiptarëve me këtë fjalor harbut,i denjë për rrugaçët.Turp të të vijë.Gazetaria është mision fisnik,i njerëzve fisnikë me botë fisnike,ku e vërteta dhe pse dhemb mbetet e vërtetë…Ke rënë shumë poshtë…Turp

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com