• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

by A R
04/11/2026 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet për dhunën e ushtruar gjatë protestave të fundit kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, këtë të mërkurë.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi që përpara diskutimit të projektbuxhetit 2027 të trajtoheshin çështjet që lidhen me dhunën ndaj protestuesve, ndërsa deputetët e mazhorancës kërkuan vijimin e punës me rendin e ditës.

Në nisje të diskutimeve, Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë në komision, duke përmendur Gogun dhe Ministrin e Brendshëm, të cilin tha se e kishte kërkuar për të raportuar.

“Ky komision nuk mund të funksionojë jashtë realitetit. Gogu sot nuk është paraqitur në Komision. Kam kërkuar edhe Ministrin e Brendshëm dhe nuk ka ardhur. Kemi pasur dhunë ndaj qytetarëve, por edhe gazetarëve. Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kisha shpresuar që ta shihnim protestën si kambanë alarmi”, deklaroi Jorida Tabaku.

Në përgjigje të saj, deputeti i PS-së, Ramion Kurti, ngriti çështjen e dhunës ndaj efektivëve të policisë gjatë protestave, duke akuzuar opozitën se nuk po mban të njëjtin qëndrim edhe për këto raste.

“Selia e PD është kthyer në magazinë molotovi, përse nuk flisni edhe për policët e lënduar? Kryeministri po i jep çdo ditë mundësinë protestuesve për dialog dhe diskutim për të zgjidhur problematikat. Këto standarde nuk ju shkojnë përshtat. Kishit interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe erdhët dhunat seancën parlamentare”, u shpreh Ramion Kurti.

Pas kësaj deklarate, Tabaku reagoi duke theksuar se e kishte dënuar dhunën dhe se, sipas saj, përgjegjësia duhet të ishte e njëjtë për të gjitha palët.

“Unë kam dalë dhe e kam dënuar dhunën para jush, sepse kam respekt për shtetin ligjor. Por dhuna duhet dënuar nga të dyja anët. E kam parë vetë me sytë e mi dhunën ndaj të rinjve, me kocka të thyera. Nuk fola për seli partish, sepse mund të flisja edhe për huliganët që mbronin PS”, deklaroi Tabaku.

Në debat ndërhyri edhe deputetja e PS-së, Iris Luarasi, e cila tha se nga opozita nuk kishte pasur një qëndrim zyrtar për dhunën ndaj policisë, ndërsa përmendi edhe reagimet nga përfaqësues të mazhorancës për veprimet e efektivëve.

“Nga PD nuk kemi parë në asnjë moment qëndrim zyrtar për dhunën ndaj policisë. Nga mazhoranca ka pasur nga ata që kanë folur në lidhje me reagimin jo proporcional të policisë në raste të caktuara”, u shpreh Iris Luarasi.

Tabaku këmbënguli se përpara shqyrtimit të projektbuxhetit duhej të diskutoheshin çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe dhunën gjatë protestave. Ajo deklaroi se nuk do të merrte pjesë në diskutimet e tjera nëse këto shqetësime nuk trajtoheshin.

“Para se të diskutojmë buxhetin, duhet të diskutojmë për këto të drejta të njeriut. Ju nuk flisni për dhunën e ushtruar nga shteti dhe më kërkoni llogari për veprimet e PD. Nuk ndodhemi këtu prej PD. Përderisa nuk diskutohen këto çështje, nuk marr pjesë në diskutime të tjera”, deklaroi kryetarja e komisionit.

Nga ana e tij, deputeti i PS-së, Ardit Bido, kërkoi që komisioni të vijonte me shqyrtimin e projektbuxhetit, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi dhe duke kritikuar opozitën për mënyrën e ushtrimit të aktivitetit parlamentar.

“Nuk jetojmë në një vend ku njerëzit vriten në protestë. Jetojmë në një vend ku e drejta e protestës është e garantuar dhe mazhoranca nuk fshihet pas gardës dhe policisë, por dënon çdo individ të policisë së shtetit që shkel ligjin, ndryshe çfarë keni bërë ju, që i keni mbrojtur. Ne mblidhemi në këtë komision dhe jeni vetëm ju dhe znj. Bardeli. Parlamentin e përdorni vetëm për deklarata publike si të ishte zyrë shtypi. Nuk merreni me punën reale që janë ligjet, kontrolli. Ju refuzuat ta merrnit Ministrin e Brendshëm në interpelancë. Sot kemi ligjin më të rëndësishëm të gjithë vitit kalendarik, buxhetin e shtetit. Ju kërkoj të vazhdojmë me thelbin e mbledhjes së sotme”, u shpreh Ardit Bido.

Pas diskutimeve dhe përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, Jorida Tabaku u largua nga mbledhja, duke ia lënë drejtimin deputetes së PS-së, Iris Luarasi.

Në rendin e ditës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ishin parashikuar miratimi i projekt-kalendarit të Buxhetit 2027, shqyrtimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027”, me relatore Etleva Budinin, si dhe zhvillimi i një seance dëgjimore me Ministrinë e Drejtësisë.

Next Post
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In