• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lagja

by Edison Ypi
25/10/2024 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Edison Ypi

Populli i lagjes ecte gjithmonë rrëzave, gjithmonë kryeulur, gjithmonë i lodhur.

Lagja administrohej nga “Këshilli i Lagjes”, një tufë spiunash, hordhi burokratësh, kopè edepsizash, që “qanin hallet e popullit” sipas orientimeve të partisë, si dhe interpretonin në mënyrën e duhur letrat anonime që dikush ua dërgonte për t’i bërë gropën dikujt tjetër.

Kryepolici i Lagjes, ose “i plotfuqishmi”, ishte një thes pis me mish që endej nëpër lagje gjysëm i shkopsitur, si masovik, si bolshevik, si popullor.
Polici i Lagjes ishte një qurravec që, më tepër se frikë apo urrejtje, të ngjallte pështirosje dhe mëshirë.
Për tu ruajtur prej spiunave vepronte mekanizmi i frikës së të gjithëve ndaj të gjithëve.
Spiunat që as fshiheshin as shpalleshin, ata që vigjëlonin sjelljen e banorëve, antenat e televizionit, ndjekësit e modës, devijimet nga “mësimet e partisë”, ishin pensionistat. Ata mutër ishin edhe dibranë, mirditorë, fierakë, por më së shumti lebër që mbaheshin për “veteranë të luftës”.
Në prag festash policia mblidhte aleatët e vet, kurvat, pijanecët, sherrxhinjtë, dhe i degdiste diku prapa maleve ose i mbante disa ditë në burg mos helmonin “festimet” me sjelljet e tyre të pahijshme të pirjes së rakisë dhe bërjes së qefit.

Sigurimi e dinte që disa banorë të Lagjes dëgjonin fshehtas Zërin e Amerikës. Por, meqënse përmes infiltrimit të agjentëve, Zëri i Amerikës ishte faktikisht Zëri i Sigurimit, atyre që e dëgjonin atë radio nuk u jepte fort rëndësi.

Sigurimi nuk ishte aq budalla sa të burgoste pse dëgjoje Sigurimin.

Rrobaqepsja e Lagjes, kjo pararojë llërëpërveshur e ekonomisë kapitalistime përmes përhapjes së modës perëndimore, jeta e së cilës kalonte në majë të gjilpërës, ishte një mjeshtre që luante me disa porta. Që klientat të kënaqeshin dhe zarar të mos bëhej, duke aplikuar një strategji që nuk e bëri kurrë të njohur, virtuozja e tegelave, nga monarkisti i hemendësuar te spiuni i fshehtë, ua bënte qefin të gjithëve që përpiqeshin të visheshin pak më mirë se me kominoshe.
Për një zonjë të hirshme që kalonte kryelartë mespërmes Lagjes si Monica Bellucci përgjatë lungomares së filmit e ndjekur nga sytë e të gjithëve trullosur nga bukuri’ e ‘saj, pa e njohur aspak, thoshin se ishte kurvë.
Kurva cilësoheshin gjithashtu të gjitha vajzat e bukura pa asnjë përjashtim.
Matanë rrugës jetonte një përkthyes që punonte në një shtëpi botuese. Hiqej si i çmendur. Bënte vrap çdo mëngjez. Mbahej disident. Jepte e merrte libra gjysëm të ndaluar si “Apologjia e vërtetë e Sokratit” etj. Ja kishin frikën këtij tipi të çuditshëm. I afroheshin me drojë. Më vonë doli se nuk kishte qënë aspak i çuditshëm, por thjesht spiun.
Diku në thellësi të lagjes banonte një djalë që mburrej se e kishin kapur disa herë duke u arratisur. Të gjithë e dinin se po të kapnin 1 herë duke u arratisur, të rrasnin për gjithë jetën në burg, dhe nuk mund të tentoje për herë të dytë ose të tretë. Megjithatë të gjithë bënin sikur i besonin historitë e stisura të arratisjeve të tij. Edhe ky doli spiun.
Një jevg dembel dhe parazit që banonte në një barrakë, u zhduk disa vite. Më vonë u muar vesh se zeshkanin e besuar të partisë dhe sigurimit e kishin çuar shofer në në një ambasadë në Indokinë.
“Klubi i Lagjes” ishte një barrakë e pisët plot me llapaqena që bënin si të dehur. Që tavlla prej llamarine e duhanit të mos vidhej, e mbërthenin mbi tavolinë me një gozhdë. Tregonin për një kameriere pa përvojë e cila për ta pastruar tavllën përmbysi tavolinën, derisa e mësuan që tavllën me në qëndër gozhdën ta pastronte duke e rrotulluar tavllën me gisht rreth gozhdës, gjatë të cklit rrotullim, përmbajtja e tavllës; bishtat e cigareve, gëlbazat, mbeturinat, përhapeshin sa mbi dysheme sa mbi rrobat e pijanecave.
Në Klub, ku puntorët, intelektualët, nëpunsat, ushtarakët e Lagjes zbraznin gjysmën e rrogës sapo e merrnin, një herë në javë ose dhe më rrallë mund të pije një birrë të qelbët.
Përveç ndonjë fshesaxhieje a ndonjë karaputane tepër të njohur, në Klub nuk shkelte këmbë femre. Me surretërit plot vrraga dhjami bërxollash derri, mes duhmave të rakisë dhe gromësimave të mishit të derrit, frekuentuesve të

Klubit, kur shihnin përtej xhamit ndonjë siluetë femre, u rrënqethej mishi.

Çfarë ishin “dyqanet e lagjes”, rradhët e përgjumura, pritjet cfilitëse, ngritjet që me natë, shitëset e ngathëta, raftet bosh ? Kjo është një pyetje së cilës i nënëshkruari nuk merr përsipër ti përgjigjet, ja lë imagjinatës së lexuesve, vetëm rekomandon pamje nga filmat për epidemitë e kolerës në qytetet mesjetare.
Për të vjedhur lëveret e ndera në katet e epërme hajduti hidhte mbi lëvere një mace. Macja, pasi e mbërthente lëveren me kthetra, binte poshtë bashkë me lëveren.
Për të vjedhur biçikletën që ndodhej e lidhur në trotuar, hajduti pyeste nga poshtë dikend që ndodhej lart në dritare ose në ballkon; E jotja është kjo biçikleta ? Kur përgjigja ishte “po”, hajduti priste kavon ose këpuste zinxhirin, i hipte biçikletës së vjedhur, ikte duke fërshëllyer melodinë e këngës “Mokra heroike” me muzikë nga Koqe Loqa dhe tekst nga Fahri Balliu.
Heraherës që pa gdhirë mespërmes Lagjes kalonte një kamion i zhurmshëm që quhej Skodë. Përbindëshi prej llamarine vinte merrte familjet dhe rraqet përkatëse për ti degdisur në baltat e internimit. Duke ndjekur me sy kamionin e llahtarit, e para gjë që të vinte në mendje ishte ti luteshe Zotit të paktën këtë herë të mos vinte në shtëpinë tënde.
Next Post
“Vriteni atë shtrigën”, ish-gardisti: Berisha na urdhëroi të qëllonim makinën e Marisa Linos në ’97

"Vriteni atë shtrigën", ish-gardisti: Berisha na urdhëroi të qëllonim makinën e Marisa Linos në ’97

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Je i madh. Famoz. Në këtë ditë të mbushur me lajme e komente halenistësh në mbrojtie të hajdutit Meta – me (një) çizme (të Monikës), sinqerisht më ke sjellë humorin…
    Faleminderit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In