Për autoritetet e Preshevës ka të ngjarë që të ketë pasoja të ngjarjes së Kumanovës dhe në Preshevë. Nuk pres përshkallëzim të dhunës, por është e mundshme bartja e incidenteve në Luginë të Preshevës, ka thënë zëvendëskryetari i komunës së Preshevës Skender Destani.
Destani, i cili është edhe kryetar i partisë Unioni Demokratik i Luginës, e ka bërë këtë vlerësim në bisedën për “Danas”, pas konflikteve të armatosura në Kumanovë, transmeton Koha.net . “Kryeministri Vuçiq në Serbi nuk ka probleme me opozitën ashtu siç ka Nikole Gruevski”, ka thënë Destani, duke konsideruar se vetëm dikush që mbart qëllime të këqija për bashkëjetesën e shqiptarëve, serbëve e romëve mundet qëllimisht të shkaktojë incident, por këtë, me siguri, nuk e do askush nga Beogradi.
Habitshmërisht është fakti që politikani thotë se nuk është në asnjë kontakt me asnjë politikan shqiptar nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria që nga shpërthimi i krizës. “Të gjithë po heshtin”, thotë ai.