Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me çështjen e dhunimit të Xhisiela Malokut, ngjarje për të cilën djali i deputetit Rrahman Rrahja është vënë në pranga.
Ai i është përgjigjur me ironi akuzave të opozitës se kreu i grupit të PS Taulant Balla ka qenë prezent kur sipas PD, është kërcënuar me armë në komisariat ish-nënkomisari Emiliano Nuhu.
“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman🤥 Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale./a.m.