Gjyqi i sotëm ndaj Moisi Habilajt në Katania duket se nuk i ka shpëtuar vëmendjes së gazetarëve italianë.
Ka qenë Sokol Balla që u është referuar kolegëve të shtetit fqinj, duke sjellë ekskluzivisht informacione rreth procesit ndaj Habilajt.
Teksa ka publikuar në “Real Story” foton e mësipërme, Balla tha se i pandehuri është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Sipas gazetarëve italianë, Moisi Habilaj ka rënë të paktën 10 kg në krahasim me foton që publiku është mësuar ta shohë para arrestimit të tij.