Maja Kocijançiç, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka konfirmuar pjesëmarrjen e dy delegacioneve, asaj kosovare dhe serbe në Bruksel.
Takimi i cili do të mbahet nga 16 deri më 18 janar, temë diskutimi do të kenë marrëveshjet e arritura deri tani, Asociacioni i Komunave Serbe, Liria e Lëvizjes dhe Drejtësia.
“Bashkimi Evropian pret nga të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar kah rezultati”, ka thënë Kocijançiç për Novostin, transmeton Koha.net.