Gjykata e Tiranës krijon strukturën e sinjalizuesve e cila do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe veprimeve të paligjshme të administratës gjyqësore dhe gjyqtarëve.
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një urdhër të kryetares së gjykatës tiranë Enkelejdi Hajro të datës 27 tetor 2017 ku është miratuar rregullorja e brendshme e funksionimit të gjykatës dhe në nenin 53 të përshkruhet funksionimi i strukturës së sinjalizuesve.
Kjo njësi sipas urdhrit të gjykatës krijohet në zbatim të ligjit nr 60/2016 tashmë i miratuar dhe në fuqi për administratën shtetërore përfshi dhe gjykatat.
Në nenin 1 të këtij ligji përshkruhet se “Qëllimi i këtij ligji është: parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik e privat; mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet ose praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës; nxitja e sinjalizimit të veprimeve ose praktikave të dyshuara të korrupsionit.
Kjo njësi e ngritur pranë gjykatës së Tiranës e cila më pas do të shtrihet në të gjitha gjykata e vendit sipas nenit 53 të kësaj rregullorja do të regjistroj dhe hetoj të gjitha sinjalizimet që mbërrijnë në gjykatë, do të raportojë pranë Inspektoratit të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesit për çdo vit kalendarik pune.
Gjykata e Tiranës bënë pjesë tek ato institucione publike që ka në organikë më shumë se 80 punonjës dhe ngritjen e kësaj strukture e ka detyrim ligjorë sipas ligjit për sinjalizuesit nr 60/2016.
Për të koordinuar të gjitha rastet e sinjalizimit pranë gjykatës së Tiranës dhe hetimin e tyre sipas këtij urdhri janë të ngarkuar kancelari i gjykatës dhe specialisti i burimeve njerëzore.
a.ç