Ndersa dy liderët e PS dhe PD vazhdojne takimin ne Pallatin e Kongreseve prej orës 10:00 të paradites per te detajuar marreveshjen, kryeparlamentari Ilir Meta, pak minuta me pare, sapo ka dale nga zyra e ish kryeministrit Sali Berisha, ku ka zhvilluar nje takim koke me koke per 30 minuta. Nuk dihet tematika e bisedes, por lehtesisht kuptot se ne qender te saj ka qene marreveshja mes Bashes dhe Rames. Gjeresisht sot ne media u komentua se marreveshja mes Rames dhe Bashes, ne nje fare menyre, prishi tripolaritetin e ketyre 3 viteve te fundit, ku protagonist ka qene dhe Ilir Meta. Kjo marreveshje shihet nga ana tjeter edhe nje sfide ndaj Metes dhe Berishes qe ne nje fare menyre kane qene dhe ‘kumbare’ te çadres. Nderkohe qe te gjithe faktoret politik kombetar dhe nderkombetar kane vleresuar marreveshjen, Meta ka heshtur deri tani duke mos bere asnje koment, ndonse eshte zgjedhur dhe President dhe eshte ne pritje te marrjes se detyres. Vizita e Metes te Berisha duket se me shume eshte nje gjest sfide ndaj tryezes Rama- Basha qe po zhvillohet vetem 100 metra me larg.