Mediat greke i kanë kushtuar jehonë lajmit se Shqipëria ka vendosur të rrisë shpenzimet ushtarake në vitet në vazhdim.
Kështu, “Nesbomb.gr” shkruan sot se Shqipëria ka një plan ambicioz për të rritur shpenzimet dhe personelin e ushtrisë me 35 % deri në vitin 2025.
Duket se fqinjëve tanë u ka bërë përshtypje ky plan. “Shqipëria planifikon që të shpenzojë së tepërmi për ushtrinë dhe deri në vitin 2025 trupat e saj ushtarake do të jenë rritur me 25 %”, shkruan gazeta greke.
Ajo nënvizon se Shqipëria kërkon që ta ndihmojë NATO-n me të paktën 1 mijë ushtarë.
c.a