Geri Fufi, djali i deputetit të PD Mhill Fufi është vënë sërish në qendër të vëmendjes, pasi është shoqëruar sot në polici.
Shkak është bërë dhuna fizike që djali i deputetit demokrat, së bashku me një shokun e tij i kanë shkaktuar një 17 vjeçari përpara oborrit të shkollës “Besnik Sykja” në kryeqytet.
Dy të rinjtë u shoqëruan në komisariat dhe pas marrjes në pyetje, u lanë të hetohen në gjendje të lirë./express/b.d