Bashkimi Evropian ka ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa në listën e personave që janë vendosur sanksione janë përfshirë emrat e gjashtë përfaqësuesve të sapozgjedhur të Dumës ruse nga Krimea.
Këshilli Evropian njoftoi se sanksionet ndaj Rusisë janë zgjeruar ndaj gjashtë përfaqësuesve të cilët nga Krimea janë zgjedhur në Dhomën e Poshtme të Parlamentit të Rusisë, për shkak të shkeljes së drejtpërdrejt të tërësisë dhe sovranitetit të Ukrainës përmes aneksimit ilegal rus të Krimesë, përgatiti Koha. (b.an)