Sarah Greenmore kishte punuar si masazhere profesionale mirëpo kishte ndërruar mendjen për të filluar punën si punëtore seksi në një shtëpi publike legale në Nevanda.
Ajo ka treguar se ndihet rehat në atë që bën dhe se gëzon përkrahjen e familjarëve dhe shoqërisë së sja.
Edhe pse profesioni si prostitutë shikohet ende me jo aq mendje të hapur, 25 vjeçarja thotë se shijon çdo minutë të saj, transmeton ORAinfo.
Njëri nga rregullat strikte të këtij biznesi është përdormi i kondomit.
Greenmore ka treguar se gjëja e vetme që s’do ta bënte kurrë në këtë profesion është mos përdorimi i prezervativit.
“Nuk kisha dashur ta rrezikoja jetën time dhe as të klientëve të mi”, është shprehur ajo.
Amerikania ka thënë se iu nënshtrohet rregullisht testimeve për identifikimin e sëmundjeve seksuale ngjitëse. Në këtë mënyrë gjithçka brenda kësaj shtëpie publike rrjedh këndshëm dhe shumë sigurt për të dyja palët. /ORAinfo/a.m.