Një personi i është prerë koka dhe një tjetër është plagosur në një sulm në një fabrikë në Lion të Francës, ku më pas është ngritur flamuri islamik.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat flasin edhe për disa shpërthime të vogla në zonën ku ndodhet fabrika.
Burime të pakonfirmuara deklarojnë se të paktën një person është arrestuar, edhe pse ka ende dy agresorë të tjerë, të dy me flamurin islamik.
Ngjarja vjen në një kohë kur Francës ende nuk i janë “shëruar” plagët e masakrave të fillimvitit në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe në rrethinat e Parisit, në të cilat mbetën të vrarë 17 persona.
Mësohet se ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Në veprim kanë hyrë edhe forcat speciale të anti-terrorit.
Sipas një gazete lokale franceze, një nga agresorët e dyshuar ka deklaruar përkatësinë në organizatën e Shtetit Islamik.