Persona të panjohur i kanë vënë zjarr kishës serbe “Sveti Nikolla” e cila ndodhet brenda kampusit Universitar të Prishtinës, shkruan Tanjug. Prifti Sasha Mitroviq e ka gjetur derën e kishës të thyer nga, sic thotë ai, vandalët të cilët me dhunë janë futur brenda dhe e kanë ndezur zjarrin.
Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije ka dënuar ashpër incidentin duke theksuar se vjen si rezultat i refuzimit të autoriteteve kosovare dhe policisë për të ngritur në mbrojtje të përhershme kishën “Sveti Nikolla”, e cila jo pak herë është përdhosur nga kosovarët, transmeton Indeksonline.
Ai ka shtuar se i është drejtuar dy herë ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, që të ketë një pikë kontrolli të policisë por të dy herat ka mbetur pa përgjigje.
“Një sjellje e tillë e papërgjegjshme shkakton dëm për të gjithë në Kosovë dhe Metohi, dhe nuk kontribuon në ndërtimin e besimit”, ka theksuar Teodosije, citohet nga Express. (b.an)