• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Del në gjyq Leonard Duka: E njihja prej 15 vitesh Santiago Malkon, vrasjen e mësova në polici

by A R
24/10/2024 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se dy muaj pas ekstradimit nga Belgjika në Shqipëri, ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi për kreun e “Klanit Duka”, Leonard Duka.

I njohur në botën e krimit si “Princi Damian”, 37-vjeçari dha shpjegime në cilësinë e të pandehurit në procesin ku akuzohet si porositës i vrasjes së efektivit të policisë Santiago Malko në gusht të vitit 2019, shkruan A2.

Duka ka thënë se lajmin për vrasjen e Malkos e ka mësuar në komisariatin e policisë, pasi ditën e ngjarjes është shoqëruar nga uniformat blu së bashku me vëllain e tij, Ervin Duka.

“Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokal te biznesi im, në orën 10 mbylla lokalin, duke ikur për në shtëpi më shoqëroi policia. Si çdo ditë tjetër kemi ngrëne drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduat rrjedhën. Isha me vëllain, Ervin Dukën në makinë, bëri shenjë policia dhe shkuam në polici”, ka rrëfyer Duka, mëson A2 CNN.

Ai ka zbuluar para togave të zeza se Santiago Malkon e ka njohur 15 vite më parë për shkak të shoqërisë së përbashkët, por se nuk ka dieni mbi aktivitetin e tij.

“15 vjet më parë ndodhi njohja jonë. Para 15 vitesh kam qenë në shkollë, vërdallë. Nga shoqëria e përbashkët na ka ra me e njoh se Shqipëria e vogël është. Jemi nga një zonë, unë jetoja në Fresk, ai në lagjen tjetër. Po të citoj gjithë emrat e lagjes janë 200 veta. Gjithë zonën e njoh, të gjithë njihemi me njëri-tjetrin.”

Duka ka shtuar më tej se në momentin e takimit me Malkon ka qenë prezent edhe i shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i njohur si “Mbreti” i lojërave të fatit, raporton A2.

Referuar raportit të tij me Martinajn, Duka ka thënë se miqësia mes tyre është prishur pas 15 vitesh dhe se nuk i kanë pasur asnjë borxh njëri-tjetrit, por gëzonin respekt të ndërsjelltë.

“Nuk e di me se është marrë Santiago Malko, kisha 3 vjet pa e parë. Kur e takova nuk isha vetëm me të. Shoku i përbashkët ka qenë Ervis Martinaj. E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet.  Por e kam ruajtur respektin për të. Unë kam pasur bizneset e mia, ai të vetat. Edhe ai ka pasur bastet e veta. Nuk e di me se është marrë. Pasi u ndamë nuk e di ç’ka bërë. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi. Kur jemi takuar herë të tjera nuk kemi qenë bashkë por me miq të përbashkët. Nuk ua mbaj mend emrat. Jemi takuar nëpër club-e, lokale”, ka rrëfyer Duka.

I pyetur nga prokurori në lidhje me makinat që “Klani Duka” dyshohet se ka përdorur për të kryer ekzekutimin e Malkos, 37-vjeçari tha se ai personalisht lëvizte me një mjet tip “Audi”, por nuk ka dijeni për të tjerët.

“Administratorët e pikave që ishin nëpër Shqipëri, ishim për darkë. Kur u ngritëm, ikëm të gjithë, nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me “Audin”, nuk e di për makina të tjera. “Volksëagen” nuk e di fare, nuk merrem me makinat që ishin aty. Më pyet për ngjarjen jo për lokalin. Ça lidhje ka kjo? Në 2019 kisha një lloto futbolli, Max Lloto e kisha në pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ku e dija unë kush kishte vdekur, aty e mora vesh. Kam qenë para shumë vitesh me të ndjerin, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive më shpallën në kërkim. Nuk e di pse jam këtu”, ka deklaruar Duka.

Prokurori Behar Dibra: Po “Skoda Roster” ku e mbanit?

Leonard Duka: Unë po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton.

Prokurori Behar Dibra: Për respekt të së vërtetës. Jo për mua.

Leonard Duka: Ke 6 vjet më ke mbajtur kot në kërkim. Rivelino Mumajesin e njoh.

Gjyqtarja kërkon qetësi nga Duka – (Ku ta gjej qetësinë gjyqtare me këtë? Ky është i paaftë, më mban prej 6 vitesh në kërkim mua dhe e gjithë fisin tim)

Prokurori Behar Dibra: Babait tuaj i ka ndodhur diçka?

Leonard Duka: Nuk ka pasur baba as fyerje, as goditje, nga askush. Nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë as familja ime. Çuna të rinj jemi, jemi zënë, jemi gri, pse ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë të zihesh. Kjo punë nuk ka lidhje me ngjarjen, nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve.

Sherrin e vëllait, Erlisit, e kam marrë vesh nëpërmjet robve të mi, se isha në Gjermani. Mora vesh që vëllai është zënë për çështje pse më shef. Në dijeni për vëllain më vuri babi. Me vëllain nuk komunikova dot se u fut në burg, pastaj në gjyq.

/a.r

Next Post
“Meta i ka çmontuar nga brinjët dje prokurorët në sallën e gjyqit”

"Meta i ka çmontuar nga brinjët dje prokurorët në sallën e gjyqit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Hetimet për Ergys Agasin/ SPAK në aksion, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi në Durrës! (EMRAT)

September 22, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

September 22, 2026
Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

September 22, 2026
Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” për kreun e SHISH, kërkesa nga SPAK

September 22, 2026
Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

September 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Golem, turisti belg bie nga kati i tretë i hotelit dhe humb jetën! Dyshimet e para të Policisë, mister shkaqet

September 22, 2026
Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

September 22, 2026
“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 22, 2026
Zgjedhjet në Rusi, fitore e pritshme për partinë e Putinit! raporti i CNN: Tani vëmendja te hapat e Kremlinit

Zgjedhjet në Rusi, fitore e pritshme për partinë e Putinit! raporti i CNN: Tani vëmendja te hapat e Kremlinit

September 22, 2026
Pak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!

Pak orë pas kontrollit në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com